Trahana me qepë të kaurdisur

Përbërësit:

80 gr trahana

400 ml ujë

1 qepë

Vaj ulliri

Kripë, piper

Spec i kuq

Djathë

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet.

Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq.

Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur ) e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar  dhe e servirim të ngrohtë.