Edhe në këtë të premte të udhëtimit të kuzhinës shqiptare, në emisionin më të ndjekur “Rreze Dielli” në A1 Report, ndalesa ishte në qytetin e Sarandës.
Në këtë qytet të mrekullueshëm bregdetar ku njerëzit që jetojnë në të, ruajnë traditat e gatimeve të tyre edhe për turizmin.

Gatimet sarandiote shquhen për mishin e pjekur përveç produktit të peshkut.
I ftuar në këtë puntatë të emisionit “Rreze Dielli”, në kuzhinë ishte shefi i kuzhinës nga klubi i shefave të kuzhinës tradicionale shqiptare, Ermir Xhuveli.

Dy receta erdhën në këndin e kuzhinës. Peshku koc me domate dhe karkalec të furrës me djathë të bardhë.

Të dyja pjatat janë zgjedhur për t`u bërë sa më thjeshtë dhe sa më shpejt nga amvisat.

Pjata e dytë është pak më e vështirë për t`u gatuar por shija e saj është shumë e mirë.
Receta e parë
Peshk koc me domate të vogla
Koc 300 gr
Domate
Majdanoz
Ullinj të zi
Limon
Hurdhër
Vaj ulliri
Kuzhinieri tregoi gjatë gatimit të recetës së parë edhe mënyrën e prerjes së filetove të peshkut koc.

Në recetën e dytë të karkalecit, shefi i kuzhinës Ermiri tregoi mënyrën e pastrimit të karkalecave.

Shefi i kuzhinës Ermiri tha për gatimet që solli në kuzhinën e A1 Report për traditën e tyre. “Qëllimi është që jo vetëm të sjellim në kuzhinë gatimet tradicionale por edhe t`i gatuajmë ato në kohë”.

Gatimet tradicionale në qytetit e Sarandës erdhën me shijen e tyre të produkteve të detit duke u gatuar me shumë thjeshtësi dhe mjeshtëri nga kuzhinieri Ermir Xhuveli.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com