Çdo të premte në emisionin "Rreze Dielli" në A1 Report, në këndin e kuzhinës vijnë gatime tradicionale të krahinave të ndryshme të Shqipërisë për t`i sjellë ato në kujtesën e gatimeve tona të përditshme si dhe për të ruajtur vlerat e kulturës sonë në gatime.
Rrugëtimi nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë u ndal në qytetin e Fierit.
Për të prezantuar gatimet tradicionale fierake i ftuar ishte shef kuzhinieri Flamur Hyka, i cili bashkë me zonjën Tefta dhe Eneidën gatuan tre receta që qyteti i Fierit indentifikon shijen e gatimeve të tij.

(Foto: Në kuzhinën e A1 Report)
Flamuri, i ftuar dhe herë të tjera, duke rikujtuar gatimet e kryeqytetit të Tiranës dhe qytetit të Krujës, këtë herë erdhi duke sjellë shijen dhe aromën e ushqimeve fierake. Fierakët kanë një kuzhinë të pasur me një shumëllojshmëri recetash.
Duke rikujtuar kuzhinën fierake, zonja Tefta në bisedën e saj me shefin e kuzhinës duke i sjellë në kujtesë amvisave foli për gatimet fierake. "Në fier janë gatuar shumë petullat, sidomos në ditët e lindjes së fëmijëve si dhe në gatimin e bukës me maja me brumë të ardhur", tha zonja Tefta.

Kuzhina filloi me gatimin e ëmbëlsirës tradicionale që gatuhet në rastin e 14 marsit, ditës së verës, nga amvisat fierake, e cila është me misra.

Receta: Ëmbëlsirë me misër
Misër i zjerrë
Gjalp
Qumësht
Sheqer
Niseshte
Kjo ëmbëlsirë pasi përzihet në tigan me gjithë përbërësit futet në furrë me një temperaturë prej 180 gradësh.

Receta e dytë që u gatua ishte byreku me kokë qingji. Kjo recetë e ka prejardhjen nga amvisat fierake është përkrahur edhe në krahina të tjera.
Byreku u bë me petë të pjekura por ajo që e bën interesante këtë kuzhinë fierake është që shtrimi i petës së parë dhe të fundit bëhet me petë të njoma.
Receta: Byrek me kokë qingji
Qep
Domate
Kokë qingji
Lëngu i kokës së qingjit
Majdanoz
Petë të pjekura

Ndërsa në recetën e tretë, tava me oriz e patate, u gatua përsëri me mish qingji.
Receta: Tavë me oriz e patate
Qep
Domate
Oriz
Patate
Mish qingji

(Foto: Tre recetat nga qyteti i Fierit gatuar ne kuzhinën e A1 Report)
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com