“Të gatuajmë bashkë me zonja Tefta”, puntata më e ndjekur në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” nga të gjitha amvisat në A1 Report solli sot, gatimet tradicionale të qytetit të Mirditës.
Chef Falmur Hyka ishte i ftuari në kuzhinë, ku bashkë me zonja Tefta dhe Eneidën përshëndetën të gjithë banorët nga Mirdita ku kujtuan, në këtë puntatë, gatimet e tyre më të hershme dhe më të dashura që ngelen karakteristikë e këtij qyteti.

Ata gatuan katër receta të ndryshme me vlera të veçanta ushqimore duke sjellë kështu në kujtesë gatimet mirditore.
Në fillim u paraqit receta e byrekut me sheqer, i cili ka një shije të mrekullueshme dhe ku amvisat mirditore e gatuanin atë për raste festash.

Receta “Byreku me sheqer”
Petë
Sheqer
Gjalp
Sheqer

Përgatitja e recetës “Byreku me sheqer”
Byreku bëhet duke shtruar petët një nga një me gjalp e sheqer. Më pas i hidhet sherbeti.
Receta: “Mish derri me lakër”
Mish derri
Lakër e bardhë
Rrepa

Përgatitja e recetës “Mish derri me lakër”
Skuqim mishin e derrit duke shtuar lakrën e bardhë dhe rrepën. Pasi ato skuqen pak, i shtojmë ujë deri sa të ziejë.
Receta: “Tavë me spinaq dhe mëlçi të bardha e djath të bardhë”
Qepë e njomë
Mëlçi e bardhë
Spinaq
Djath

Përgatitja e recetës “Tavë me spinaq dhe mëlçi të bardha e djath të bardhë”
Skuqim me vaj ulliri qepën e njomë bashkë me mëlçinë e bardhë dhe spinaqin e prerë hollë.
E hedhim të gjithë masën në një tavë duke i shtuar dhe djathin. Më pas e vendosim në furrë.

Receta “Pulë me domate dhe kos”
Pulë
Domate
Hurdhër e njomë
Kos
Pulë

Përgatitja e recetës “Pulë me domate dhe kos”
Në një tigan skuqim dometet të prera në kubik duke i shtuar hurdhër të njomë. Më pas i shtojmë kosin dhe pak nenexhik. I heqim nga zjarri dhe i shtojmë pulën e zierë. Të gjithë masën e përftuar e vendosim në furrë sa të marrë një skuqje të lehtë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com