Për herë të tretë radhazi supersfida e Seria A mes Juventusit dhe Milanit nuk ka prodhuar fitues. Në ‘Allianz Stadium’, ndeshja e vlefshme për javën e tretë të kampionatit u mbyll me rezultatin 1-1. Pjesa e parë nuk prodhoi gola edhe pse ritmi ishte i kënaqshëm, ndërsa në pjesën e dytë, 7 minuta pas aktivizimit në lojë, talenti Cisse zhbllokoi shifrat në favor të Milanit.
Ky episod nxiti edhe debat, pasi në momentin e rikuperimit të topit nga mbrojtësi i Milanit de Ëinter, te Juventusi pretendojnë se ka faull. Megjithatë goli u konsiderua i rregullt dhe pavarësisht tentativave të shumta, barazimi te Juventusi erdhi vetëm në minutën e 92. Pas vetëm 4 minutash lojë si zëvendësues Gatti barazoi dhe njëkohësisht vulosi shifrat me kokë. Kjo ishte ndeshja e parë ku dy skuadrat nuk dalin me pikë të plota në këtë kampionat, ndërsa gjithashtu ishte barazimi i 5 në 7 ndeshjet e fundit mes Juventusit dhe Milanit.
Në Premier League Arsenali kampion përmbysi 2-1 Chelsea-n në derbin e Londrës edhe pse blutë e Xabi Alonso-s zhbllokuan shifrat që në minutën e 2 nga Morgan Rogers. Nga ky moment Arsenal-i e mbylli Chelsea-n në portën e saj, ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 25 nga Kai Havertz. Për të përmbysur shifrat dhe për të marrë 3 pikët mendoi Odegard në pjesën e dytë.
Më herët Manchester United humbi 2 pikë në minutën e 96 kundër Everton. ‘Djajtë e kuq’ që po udhëhiqnin 1-2, u barazuan në frymën e fundit 2-2 nga Everton me golin e Maitland-Nails.
Në La Liga Barcelona shkatërroi 0-5 Valencia-n në javën e katërt të kampionatit. Lamine Yamal nisi dhe mbylli serinë e golave, duke kompletuar ‘dopietën’ personale, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Fermin Lopez, Rapinha dhe Pedri.







Komente
Komento