
Italia luan kundër Irlandës së Veriut në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Nëse të kaltrit fitojnë, atëherë do e kërkojnë biletën për në finalet e Botërorit duke mposhtur fituesin e çiftit Uells - Bosnjë Hercegovina.
Për të komentuar rivalin, pas shortit foli trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso. Ai tha se Irlanda e Veriut është e kalueshme, teksa komentoi edhe gjendjen e Federico Chiesas, i cili vuan nga një lëndim.
“Gjysmëfinalja kundër Irlandës së Veriut? Ata janë një ekip fizik që nuk dorëzohet. Ne duhet të konkurrojmë, kjo është ajo që kam thënë për tre muaj. Po e shohim të ardhmen me besim. Detyra ime është të qëndroj në kontakt me djemtë, të flas me ta për gjëra që nuk lidhen vetëm me futbollin.
Nëse jeni afër lojtarëve, a mund të mendoni edhe për zgjidhje të ndryshme?
Problemi nuk është taktik dhe të gjitha formacionet kanë pro dhe kundër. Tani duhet të punojmë mbi dobësitë tona në mënyrë që të mos pësojmë më shumë gola si ato kundër Norvegjisë. Do t’i studiojmë kundërshtarët tanë, si do t’u qasemi atyre dhe do të përpiqemi t’u shkaktojmë sa më shumë dëm të jetë e mundur.
A mund të jetë Chiesa një 'armë' shtesë? A po prisni ta keni atë?
Problemi është i Chiesas, e dini mirë këtë. Unë gjithmonë e telefonoj, flas me të para se të zgjedh listën, por problemi nuk është se Gattuso nuk e sheh, problemi është i tij”, deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Play-off i Botërorit 2026/ Shqipëria luan kundër Polonisë, Kosova gjen Sllovakinë! Kuqezinjtë në finale me fituesin e Ukrainë - Suedi, Italia e 'gjen shtruar'








