Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës

Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës

Gazmend Braka

Gazmend Braka ose ndryshe i njohur si Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, ditën e djeshme, 7 janar, ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.

Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt Cerkovinës, fshati i tij i lindjes.

Informacionin për praninë e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar ndërsa për praninë e tij në këtë fshat e ka patur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Në Cerkovinë deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.

Gaxhai, sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur