Aktorja franceze Julie Gayet ka dalë e fituar nga përpjekja për ta zgjidhur ligjërisht shkeljen e privatëisë dhe “Closer” duhet ti paguajë plot 15 000 euro, pas publikimit të lajmit mbi marrëdhënien e saj me Francois Hollande.
Kjo revistë botoi në muajin janar fotografi të Hollande me zonjushën Gayet, që mbërrinin njëri pas tjetrit në apartamentin, ku siç u tha më vonë, takoheshin fshehurazi prej muajsh.
Ngjarja pati një impakt të madh mediatik dhe u diskutua së shumti tradhtia e presidentit francez ndaj partneres Valerie Trierweiller, duke përfunduar me ndarjen e tyre.
Fitorja e Gayet është më tepër morale; shuma e kërkuar prej saj si dëmshpërblim ishte 50.000 euro, mjaft më e madhe nga sa përcaktoi gjykata.

“Closer”-it iu kërkua gjithashtu të botojë vendimin në faqen e parë të numrit të saj të ardhshëm.
Gjatë seancave gjyqësore, avokati i aktores tregoi se si ajo është mësyrë nga gazetarët, sikur të ishte një kafshë e egër, që ndiqet nga gjahtari.
Mbrojtja e “Closer”-it argumentoi nga ana tjetër se revista ishte e justifikuar me veprimin e saj, duke qenë se fotot ishin në interes të publikut, përderisa vinin në pikëpyetje “transparencën” e presidentit.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com