Gaz Demi: Dhunën e solli policia dhe
arbitri, Duka kundër kartonit të kuq

Gaz Demi: Dhunën e solli policia dhe<br />arbitri, Duka kundër kartonit të kuq
Presidenti i Partizani, Gaz Demi ka reaguar për dhunën në ndeshjen me Skënderbeun duke fajësuar policinë dhe arbitrin Jorgji si shkaktarët kryesorë që sollën më pas edhe përplasjen.
 
“Ishin tensione të krijuara kot më kot nga policët. Nuk e kuptoj se çfarë donin policët. Do gjenin ata që kanë hedhur fishekzjarrë. Po mirë ja dakord u hodhën fishekzjarrët.
 
Po nuk e kuptoj pse u futën dhe u përfshinë në konflikt. Ishte një tension, pak të them injorant, i krijuar kot më kot.
 
Për mua si President I Partizanit, Enea Jorgji është i shpallur non grata.
 
Përsa i përket kartonit të kuq që iu dha Kalarit, edhe presidenti Duka nuk ishte dakord” deklaroi ai në intervistën e publikuar në faqen e klubit të Partizanit.
 
Intervista e Presidentit të Partizanit

Zoti Demi, si e vlerëson ndeshjen e sotme:
Ishin tensione të krijuara kot më kot nga policët. Nuk e kuptoj se çfarë donin policët. Do gjenin ata që kanë hedhur fishekzjarrë. Po mirë ja dakord u hodhën fishekzjarrët. Po nuk e kuptoj pse u futën dhe u përfshinë në konflikt. Ishte një tension, pak të them injorant, I krijuar kot më kot.
 
Po loja, edhe në lojë pati tensione…
Loja e gjykuar, ishte një maskaradë e tërë e Enea Jorgjit. S’kanë si t’ia bëjnë lojës dhe menduan këtë t’ia bëjnë partizanit. Unë e pashë rastin e Kalarit, nuk ishte për karton të kuq. Ishte një maskaradë e gjyqtarit. Dhe e kam parë gjithë këtë edhe më vonë në televizor. Ndërkohë që te Korça ka pasur katër pesë kartonë që në pjesën e parë dhe nuk I ka dhënë.
 
Po ju vetë, çfarë qëndrimi do të mbani?
Ne do jemi në krah të tifozëve, dhe Jorgjin nuk e pranojmë si klub. Enea Jorgji nuk mund të gjykojë më Partizanin.
 
Do të thotë, se ju e shpallni non grata?
Unë jam president, nuk kam folur me stafin teknik. Por them, për mua si President I Partizanit, Enea Jorgji është I shpallur non grata. Por mendoj se duhet të pyes dhe të flasim edhe me stafin teknik.
 
A jeni në dijeni të faktit se tifozët e Partizanit pas ndeshjes kanë sulmuar autobusin e tifozëve të Skënderbeut?
Kjo po. Nëse ka ndodhur për mua është shumë gabim. Për momentin nuk kam informacion. Megjithatë me duhet të them se tifozët e Skënderbeut ishin ca njerëz që vetëm shanin. Dhe pas të sharave të tyre, edhe këta të Partizanit filluan duke sharë. Punë tifozësh. Për qëllimet me gurë unë jam kundër.
 
Dakord, por pamë edhe stadiumin e dëmtuar, stolat e thyer…
Dëmtimi I stadiumit është prapë një gabim shumë I madh. Por incidentin nuk e kanë nisur tifozët por përplasja me policinë. Siç të thashë, nuk ka pasur nevojë. Taksirati jonë I klubit të Partizanit që duhet të paguajë dëmet e shkaktuara.
 
Pamë në tribunë edhe Armando Dukën. A u takuat?
Po po, sigurisht që u takova me të para ndeshjes. Por mesa më thanë, njerëz që ishin pranë tij, edhe presidenti Duka nuk ishte dakord me kartonin e kuq që iu dha Kalarit dhe ua kishte shprehur miqve. Por tani, ai e drejton FSHF.
 

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm