Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita me gaz lotësjellës dhe vezë po tenton të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Ndërkohë, kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiç po insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.
Një incident ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.8%
-
Jo
75.3%
-
Nuk kam mendim
8.9%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbët mblidhen kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate, Dodik thërret takim urgjent me Vuçic: Rreziku që na kanoset është real
1 Prill, 17:43
-
Kroacia anulon samitin Bërdo-Brioni, shkak mungesa e Vuçiç! Presidenti serb: S’e kam vendin aty, të kishte ftuar miqtë nga Tirana e Prishtina
31 Mars, 08:50
-
Putini përgjysmon çmimin e gazit për Serbinë, Vuçiç; Kemi furnizim më të lirë se Europa për 3 muaj
30 Mars, 16:39
-
Zgjatet kontrata, Serbia arrin marrëveshje të re për furnizimin me gaz nga Rusia
30 Mars, 15:41
-
Putin dhe Vuçiç bisedë telefonike, presidenti serb shpreh i mirënjohje për furnizimin e vendit me gaz rus
30 Mars, 14:02
-
Anëtarësimi në Bashkimin Europian, analiza: Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë
30 Mars, 07:56
-
Vuçiç ‘aktivizon’ Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi
29 Mars, 13:57
-
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme
28 Mars, 11:16
-
U prangosën pasi publikuan video me këngë patriotike, Gjykata në Serbi vendos lirimin e 4 shqiptarëve
27 Mars, 16:06
-
Kurti drekon sot me Macronin në Paris, Vuçiç 'zbulon' dy kërkesat e kryeministrit të Kosovës
27 Mars, 11:53
-
Anëtarësim pa veto në BE, Marta Kos skeptike për propozimin e Shqipërisë dhe Serbisë: Nuk jam e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç e dinë sa duhet të arrijnë
26 Mars, 21:59
-
Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, Ministria e Jashtme për Report Tv: Po ndjekim me shqetësim rastin, autoritetet serbe të garantojnë të drejtat themelore të tyre
25 Mars, 21:12