Gaz lotsjellës në Kuvend, lirohen
nga paraburgimi 3 deputetët e VV

Gaz lotsjellës në Kuvend, lirohen<br />nga paraburgimi 3 deputetët e VV<br /><br>
Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi. sipas Indeksonline për të tre deputetët është dhënë masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Pas vendimit të Gjykatës, deputetët janë përcjellë për në banesat e tyre, të shoqëruar nga automjetet e policisë. Deputetët u arrestuan ditën e djeshme në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend pak muaj më parë. Deputeti Kurti është arrestuar nga forca të shumta policie në momentin që po hynte në Kuvendin e Kosovës për seancën plenare, ndërsa ka pasur edhe një përplasje me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në momentin që policia e prangosi. 

Lirimin e parakohshëm sot e kishte paralajmëruar edhe avokati Tomë Gashi. “Masa e paraburgimit për tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në afat prej një muaj, por ky është afati maksimal siç e parasheh ligji, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj, por sigurisht që kryetari i trupit gjykues sa më shpejt do ta caktojë seancën për të cilën është duke u mbajt gjykimi lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj deputetëve të Vetëvendosjes dhe aktivistëve para Kuvendit në momentin e përplasjes, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në spital. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit