Ndërkohë që procesi i votimit ka përfunduar dhe ka ecur relativisht qetë në përgjithësi, në veri të Kosovës ku banojnë serbët u raportuan presione, kërcënime për të mos votuar dhe deri përdorimi i gazit lotsjellës në qendra votimi.
Ministrja e Integrimit në Kosovë, Vlora Çitaku tha paradite se ekstremistë po kërcënojnë votuesit në veri. Edhe KQZ denoncoi se disa grupe të caktuara "nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar".
Ndërsa pasdite situata u acarua deri në përdorimin e gazit lotsjellës në disa qendra votimi, largimin e mbi 40 vëzhguesve ndërkombëtarë dhe propozimin e OSBE për anulimin e zgjedhjeve në veri, ku si pasojë e ngjarjeve dyshohet edhe për të plagosur.
Zgjedhjet konsiderohen si një provë për funksionimin e demokracisë në vend, por dhe si një test për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Votimi u zyrtarisht u hap në orën 07:00 dhe u mbyll në orën 19:00.
Kanë qenë 2 mijë e 366 qendra të votimit në të gjithë Kosovën dhe janë thirrur të hedhin votën e tyre afro 1.8 milionë votues për kandidatët e 103 subjekteve politike për kryetarë të komunave dhe këshillat (asambletë) komunalë.
REZULTATET E KQZ PËR PJESËMARRJEN NË TË GJITHA KOMUNAT:
Deçan - 16 mijë e 459 votues, 41 %
Gjakovë - 47 mijë - 43 %
Gllogoc - 24 mijë - 48 %
Gjilan - 48 mijë - 51 %
Dragash - 15 mijë - 39 %
Istog – 21mijë - 45 %
Kaçanik 16mijë - 48 %
Klinë - 19 mijë - 44 %
Fushë Kosovë - 14 mijë - 44 %
Kamenicë - 19 mijë - 51 %
Mitrovicë e Jugut - 34 mijë - 48 %
Lipjan - 30 mijë - 55 %
Novëberd - 58 %
Obiliq - 12 mijë – 52 %
Rahovec - 25 mijë - 46 %
Pejë - 43 mijë - 41 %
Podujevë - 38 mijë - 47 %
Prishtinë - 91 mijë - 53 %
Prizren - 58 mijë - 37 %
Skenderaj - 21 mijë - 39 %
Shtime -12 mijë - 51 %
Suharekë - 8 mijë - 59 %
Ferizaj - 30 mijë - 49 %
Viti - 48 mijë - 48 %
Vushtrri - 20 mijë- 45 %
Viti - 20 mijë - 45 %
Vushtrri - 31 mijë - 46%
Zubin Potok -1mijë - 13 %
Malishevë - 52 %
Junik - 2 mijë - 46 %
Mamush - 2 mijë -64 %
Han të Elezit - 5 mijë - 62 %
Graçanicë - 10 mijë – 54 %
Ranilluk - 3 mijë - 57 %
Partesh - 2 mijë - 64 %
Kllokot - 63 %
Mitrovicë e Veriut - 1900 votues 8 %
ORA 20:30 - PARTIA E FORTË VETËSHPALL FITOREN NË PRISHTINË
Pas mbylljes së vendvotimeve në Prishtinë, Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortës, Visar Arifaj ka shpallur fitoren në komunën e Prishtinës. Ai shpalli fitoren gjatë një konference për media ku kjo vitore vjen nga nënkryetarët e kësaj partie që vijnë nga terreni. Sipas tij, ata kanë fituar më së shumti vota në lagjet më të mëdha në kryeqytet. Ata deklaruan zyrtarisht edhe zgjerimin e partisë në të gjitha komunat e Kosovës.
ORA 20:25 - MBETET E TENSIONUAR GJENDJA NË VERI, FLITET PËR TË PLAGOSUR
Vazhdon të mbetet gjendje e tensionuar në veri të Kosovës, ku sipas burimeve të Kosovapress flitet edhe për të plagosur. Sipas burimeve, OSBE është tërhequr dhe ka kërkuar edhe ndërprerjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, mbetet që KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë problematikë.
ORA 20:00 - GJENDET BOMBË DORE E PASHPËRTHYER NË SHKOLLË NË MITROVICË
Është gjetur një bombë dore e pashpërthyer në afërsi të shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Kjo shkollë dhe dy të tjera ishin qendra votimi, në të cilat është penguar procesi i votimit, rreth orës 17:00 pas futjes së dhunshme në to të disa grupeve ekstremiste serbe, të cilat kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
ORA 19:30 - KQZ E TENSIONUAR, NË DILEMË PËR VOTAT E VERIUT
OSBE tashmë është larguar nga veriu, së bashku me vëzhguesit. Brenda KQZ, sipas Kosovapress, ekziston një gjendje e tensionuar, pasi nuk dinë ç'të bëjnë me votat e veriut, meqë koha e rregullt e votimeve ka përfunduar. Sipas ligjit në fuqi votat në ato vendvotime do të duhej të numërohen.Për shkak të këtyre dilemave, sipas këtyre burimeve, KQZ ka përfunduar mbedhjen urgjente pa marrë ndonjë vendim, mirëpo, po pritet që të mirret një vendim lidhur me këtë problematik.
ORA 19:00 - MBYLLEN VOTIMET, MORËN PJESË 45%, NË ORËN 21 REZULTATET E PARA
Vendvotimet në Kosovë janë mbyllur në orën 19, ndonëse aty-këtu mund të ketë ende ndonjë vendvotim të hapur, pasi me ligj dhe rregulla zgjedhore ato mund të mbyllen edhe pas orës 19, derisa të votojnë edhe zgjedhësit e fundit që gjenden brenda objekteve të vendvotimit. Sipas informatave të KTV-së, në selinë e Vetëvendosjes mbretëron një entuziazëm lidhur me votimet për kreun e Prishtinës, gjë që bazohet në numrin e shtuar të votuesve për rreth 15 për qind krahasuar me zgjedhjet lokale të fundit, e që VV-ja pretendon se ata janë kryesisht votues që ia kanë dhënë besimin kësaj lëvizje.
Subjektet e tjera politike ende nuk janë prononcuar por pritet që në orën 19 e 45 minuta të ketë konferenca për gazetarë në shtabin zgjedhor të LDK-së dhe atë të PDK-së. Ndërkohë, është paralajmëruar se rezultatet e para preliminare nga ana e rrjetit të OJQ-ve "Demokracia në Veprim" do të shpallen rreth orës 21:00. Gjithashtu pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente e KQZ-së pas sulmeve dhe ndërprerjes së votimeve në veri të vendit, nga ku kanë ikur të gjithë vëzhguesit e OSBE-së e të tjerë të huaj, si dhe vëzhgues të Demokracisë në Veprim pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe disa të shtënave me armë zjarri.
(Në foto: Vezhgues të OSBE duke u pergatitur per largimin nga Mitrovica per arsye sigurie).
ORA 19:00 - SULMOHEN EDHE DY QENDRA VOTIMI NË VERI TË MITROVICËS
Pas sulmit mbi qendrën e votimit në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së për shkak të dhunës, KTV transmeton se raportohet edhe për sulme të reja. Këto sulme kanë ndodhur në Zveçan dhe Zubin Potok. Raportohet se edhe në këto dy raste vëzhguesit e huaj janë larguar nga qendrat e votimit, madje ata nuk kanë marrë me vete as kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore. Raportohet se të gjithë vëzhguesit e OSBE-së tashmë janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe janë vendosur në jug.
18:50 - OSBE REKOMANDON ANULIMIN E ZGJEDHJEVE NË VERI TË KOSOVËS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hyrë në një mbledhje urgjente. Burime të Kosovapress në Kosovë mësojnë se OSBE është duke rekomanduar anulimin e zgjedhjeve në veri pas probleme që janë hasur sot. Për këtë arsye, sipas burimeve të Kosovapress edhe është thirrur mbledhja urgjente e KQZ-së për të marrur një vendim lidhur me këtë. Po këto burime, bëjnë të ditur se OSBE ka filluar të largohet nga veriu. Kjo pasi gjatë gjithë ditës janë raportuar parregullësi dhe probleme të natyrave të ndryshme nga veriu i Mitrovicës, si kërcënimet për mospjesëmarrje në votime, deri te hedhja e gazit lotsjellës në sallën e votimit.
(Në foto: Vezhgues të OSBE duke u larguar nga Mitrovica).
18:05 - 40 VËZHGUES NDËRKOMBËTARË BRAKTISIN VOTIMIN NË VERI, IU HEDHIN GAZ LOTSJELLËS
Dyzet pjesëtarë të misionit vëzhgues të BE-së e të organizmave tjerë ndërkombëtarë janë larguar sot pasdreke me xhipa nga qendra e votimit Sveti Sava në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Kohavision. Sulmuesit kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për të penguar votimin, gjë që ka shtyrë ndërkombëtarët të ikin nga kjo qendër votimi në veri të Kosovës.
(Në foto: Makina të OSBE duke u larguar nga Mitrovica).
17:52 OSBE TËRHEQ STAFIN NGA TRI QENDRA VOTIMI NË VERI
Kryetarja e Komisionti Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se një grup personash të maskuar ka sulmuar një qendër votimi në veri të Mitrovicës, në shkollën fillore “Sveti Sava”, duke dëmtuar materialin zgjedhor.
Ajo ka theksuar se personeli i KQZ-së nga ajo qendër votimi është larguar dhe procesi është ndërprerë. Daka tha gjithashtu se lidhur me kërtë rast janë njoftuar të gjitha autoritetet e rendit, policia e Kosovës, EULEX-i dhe faktorët e tjerë relevantë.
Zëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës, misioni në Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë e pjesëtarët e stafit të këtij misioni janë larguar nga tri qendra votimi në veri të Mitrovicës, për shkaqe të sigurisë. Gaon ka theksuar se kjo ka ndodhur pas sulmit në qendrën e votimit “Sveti Sava” ku persona të maskuar kanë dëmtuar materialin zgjedhor dhe ambientet e kësaj qendre.
Sulmi ndaj qendrës së votimit “Sveti Sava” ka ndodhur rreth orës 17:15. Përfaqësuesit e shtabit për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, kanë deklaruar më herët se janë duke i mbikëqyrur të gjitha vendvotimet në veri të Kosovës.
Sipas tyre, kjo mbikëqyrje nuk po bëhet për të kërcënuar votuesit potencial, por sepse ata posedojnë informata se vendvotimet mund të sulmohen me qëllim që të fajësohet vetë Shtabi për bojkotimin e zgjedhjeve.
ORA 17:21 - TË ARRESTUAR NË GJAKOVË E MITROVICË PËR SHKELJE TË PROCESIT
Prokurorja kujdestare në Gjakovë, Shpresa Bakija i ka deklaruar KTV-së se në këtë rajon kanë ndodhur tri arrestime. Një person është arrestuar pasi është paraqitur si vëzhgues, por me identitet të rrejshëm. Ai së pari është lëshuar, por më pas është gjetur dhe sërish është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një rast tjetër i arrestimi është bërë për arsye të kërcënimit ndaj vëzhgueses së AKR-së, ndërsa rasti i tretë është ai i arrestimit të një vëzhguesi i cili ka hyrë në vendvotim me armë. Tre të arrestuar janë edhe në jug të Mitrovicës për shkak të shkeljeve të procesit zgjedhor, si të dyshuar për keqpërdorim të votave.
15:30 PJESËMARRJA NË VOTIME RRETH 33% DERI NË ORËN 15:00
Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë, deri në orën 15:00, ka arritur mbi 33 % në gjithë territorin e Kosovës, kanë bërë të ditur zyrtarët e KQZ-së.
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka në një konferencë për media tha se kjo përqindje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009 është më e madhe. Një vëmendje e posaçme këtyre zgjedhjeve po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa në procesin e votimit nga grupe të caktuara të serbëve.
Daka tha se këto grupe, "nuk i lejojnë qytetarët që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre qytetar për të votuar". Daka tha se "para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve, komisionarët janë penguar në punën e tyre".
ORA15:20 - PANTIÇ: KA GJASA QË THAÇI E KOSOVARËT TË FITOJNË DHE NË VERI
"Dalja në zgjedhjet lokale në vendbanimet e banuara me serbë në Kosovë është minimale dhe ekziston mundësi e madhe që shqiptarët ta marrin pushtetin në komunat në veri", ka shprehur frikën për mediat serbe Kërstimir Pantiç, kandidat për kryetar të komunës në Mitrovicë.
"Qytetarët kanë parë njerëz, të cilët asnjëherë më parë nuk i kanë takuar në Mitrovicë dhe ndër ta edhe Mladen Obradoviçin nga lëvizja “Obraz”. Ata i pështyjnë njerëzit që duan të votojnë, u thonë gjithfarë fyerjesh dhe i kërcënojnë, ndërsa e gjithë kjo ndodh para syve të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët nuk reagojnë fare, edhe pse me ligj parashihet se askush nuk guxon te jetë më pak se 100 metra afro qendrës së votimit dhe askush nuk guxo të prish rendin dhe qetësinë”, tha Pantiç, transmeton B92.
Pantiç thotë se një atmosferë e këtillë po ndikon në daljen e serbëve në zgjedhje. Ai thotë se sipas të dhënave që disponon, në votime në Mitrovicë kanë dalë rreth 70 për qind e shqiptarëve dhe vetëm 30 për qind e serbëve, kështu që sipas tij, është plotësisht real skenari që shqiptarët ta marrin pushtetin në veri.
"Nuk e kam të qartë se çfarë motivi dhe cili është interesi i përbashkët i Marko Jakshiqit dhe i Hashim Thaçit që serbët të mos dalin në votime. Për Hashim Thaçin e di se nuk i do serbët në Kosovë dhe se në veri dëshiron të na dëbojë siç i ka dëbuar 250 mijë serbë nga jugu i Ibrit, por nuk e di cili është interesi i Marko Jakshiqit”, tha Pantiç.
Mediat serbe raportojnë se ekstremistët e djathtë serbë po pengojnë votimin normal, kurse ndër ta më ekstremët janë “Obraz”, “Dveri”, "Cetnici iz Valjeva", grupi "Artemijes”, si dhe grupi me shenja e DSS-së.
(Në foto: Kërstimir Pantiç, kandidat për kryetar komune në Mitrovicë).
ORA 15:00 -KËRCËNOHEN SERBËT NGA SERBËT QË TË MOS VOTOJNË
Tensione në veri të vendit; serbët që duan të votojnë kërcënohen. Serbët shantazhohen nga bashkëqytetarët e tyre dhe etiketohen si spiunë. Madje pranë qendrave të votimit janë vendosur kamera për të filmuar ata serbë që votojnë me qëllim që të regjistrohen fytyrat e atyre që kanë votuar. Qytetarët serbë shprehen të frikësuar pas kërcënimeve.
ORA 14:00 16 TE ARRESTUAR PER INCIDENTE NE KOSOVE
Prokuroria thotë se 16 persona janë arrestuar për incidente gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë.
Laura Pula, kordinatore për zgjedhje në prokurorinë e shtetit thotë se për një rast bëhet fjalë për një anëtar të një subjekti politik, afër një qendre të votimit, që po shpërndante disa kartele duke i udhëzuar qytetarët se për kë të votonin.
ORA 12: 52: DERI NE 11:00 PJESEMARRJA 12 %
"Vetëm 12 për qind e qytetarëve kanë dal të votojnë deri në orën 11:00 në gjithë Kosovën. Kjo përqindje është më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2009 kur deri në këtë kohë patën votuar 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote."- tha KQZ.
ORA 12: 40 MEDIA: NE VERI PO RRITET NUMRI I VOTUESVE, POR KA PRESION TE LARTE
Zëri online informon se pas orës 12 :00 në veri të Mitrovicës ka nisur të rritet numri i votuesve serbë. Ndërkohë që mbetet i lartë presioni ndaj serbëve për të mos dalë në votime. Një grup i pjesëtarëve të organizatës “Obraz” ndodhen para qendrave të votimit dhe i bëjnë presion serbëve duke i filmuar të gjithë serbëve që po votojnë. Ata i thërasin “siptari”, “siptari” serbët që hyjnë të votojnë. Por ka dhe votues serbë që kanë hyrë për të votuar e kritikojnë këtë organizatë. Ata thonë që kjo nuk është në rregull pasi të gjithë janë serbë, si ata që votojnë si ata që nuk duan të votojnë. Madje ata thonë se shumë serbë kanë frikë t’iu drejtohen kutive të votimit për shkak të kërcënimeve të “Obrazit”.
Madje, e gjithë kjo po ndodhë në prani të Policisë së Kosovës, të cilët qëndrojnë karshi tyre, teksa ata ofendojnë vazhdimisht me fjalët "siptari, siptari".
ORA 12: 17 VLORA ÇITAKU: EKSTREMISTET PO KERCENOJNE VOTUESIT NE VERI
Ministrja e Integrimit në Kosovë thotë se ekstremistë po kërcënojnë votuesit në veri të Kosovës dhe i vlerëson këto zgjedhje si test për shtetin e ri
Extremists threatening voters in the northerner Kosovo! For the first time elections throughout Kosovo territory! Test of our maturity!
— Vlora Citaku (@vloracitaku) November 3, 2013ORA 12:10 KQZ: GRUPE TE CAKTUARA NUK LEJOJNE VOTIMIN NE VERI
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se disa grupe të caktuara në veri, "nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar". Daka tha se "para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre".
“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo.
ORA 11: 58 THACI: KAM BESIM SE DO TA KALOJME TESTIN
Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i PDK’së Hashim Thaçi, i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij votoi sot në shkollën fillore “Faik Konica”. Ai tha se këto janë zgjedhjet e para të lira dhe historike që organizohen në gjithë territorin e Kosovës.
“Këto janë zgjedhjet e para të lira që organizohen në gjithë territorin e Kosovës dhe historike për shtetin tonë të ri që kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses të plotë që kemi hapur tani rrugën e sigurt për integrime europiane në procesin e Stabilizim- Asocimit, procesin e liberalizimit të vizave”.
“Këto zgjedhje janë test europian për Republikën e Kosovës. I falënderoj qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë”. “Edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë, Kosova, dhe qytetarët e Kosovës do ta kalojnë testin europian për të ardhmen e tyre pra për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar zhvillim aktiv të demokracisë për perspektivë të sigurt evropiane”.
ORA 11: 55 HOXHAJ: ZGJEDHJET E SOTME HISTORIKE
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter shprehet se zgjedhjet janë historike. Pergezoj qytetaret per Zgjedhjet Historike Lokale ne gjithe Rep. e #Kosoves. Moment afirmimi i integ. ne BE dhe Fqinjesise se mire. Urime!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 3, 2013
Zgjedhjet në veri të Kosovës janë duke i përcjellë një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtar, ndërsa për sigurinë janë angazhuar 5.500 pjesëtarë të policisë.
Në veri të Mitrovicës, procesin e votimit janë duke e penguar dhjetëra serbë, të veshur me fanela të zeza, në të cilat shkruan në alfabetin cirilik “Bojkot”.Kryetari i KKZ në Mitrovicë, Bajram Hajdari, tha se në komunën e Mitrovicës, pa veriun, të drejtën për të votuar e kanë 72.560 qytetarë.
Ndërkaq, rreth 25 komisionerë shqiptarë, të akredituar për qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, kanë mbetur të bllokuar në “Lagjen e Boshnjakëve”, në pritje të transportit, pasi që nga Stacioni i Policisë në veri u është thënë se ka mungesë të automjeteve dhe se duhet pritur, informon "Zëri".
Në dy qendrat e votimit, në Suhodoll dhe në “Lagjen e Boshnjakëve”, pjesëmarrja e shqiptarëve dhe e komuniteteve tjera joserbe për të votuar është e madhe, ndërkaq e atyre serbë është fare simbolike.
ORA 11:00 OSBE: U HAPEN TE 94 QV NE VERI TE KOSOVES
Pascal Heyman, Zëvendës Shef i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në selinë e OSBE’së3 në Vjenë, i cili po qëndron në Mitrovicën e Veriut për të ndjekur procesin zgjedhor thotë se janë hapur të 94 qendrat e votimit në veri të Kosovës.
ORA 10: 30 JAHJAGA THIRRJE PER VOTIM
Presidentja Ahtifete Jahjaga pasi votoi bëri thirrje për pjesëmarrje masive. "I bëj apel të gjithë qytetarëve të rpublikës ë zgjedhin përfaqësuesit duke dalë masivisht të votojnë. Këto zgjedhje janë test i pjekurisë dhe demokracisë dhe dëshmi e një shteti gjithpërfshirës të cilin po e krijojmë Republikë të Kosovës"- tha Jahjaga.
(Ne foto: Ahtifete Jahjaga sot pas votimit)
ORA 09:50 AMBASADORJA AMERIKANE: PO VEZHGOJME ZGJEDHJET
Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime. Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter Jacobson thotë se është duke udhëtuar gjithandej për të vëzhguar zgjedhjet dhe shpreson që të jenë të sigurta.
Travelling around #Kosovo today to observe #elections. Hoping they will be safe and fair, with good participation. Voto!
— Amb. Tracey Jacobson (@AmbTracey) November 3, 2013
ORA 09: 22 NE VERI THIRRJE PER BOJKOT TE PROCESIT
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti i ka thënë Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit.
"Së paku në tri lokacione të ndryshme të qendrave të votimit kemi grupe të qytetarëve, të cilët thërrasin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Këta persona po qëndrojnë në një distancë më të largët nga qendrat e votimit dhe nuk kemi të bëjmë me bllokim të hyrjeve drejtpërdrejt me qendrat e votimit, por vetëm me shprehje të pakënaqësisë së tyre me këtë aspekt të votimit. Thjesht, ata thërrasin njerëzit për bojkotim të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti.
ORA 09: 19 VOTON HASHIM THAÇI
Në orën 09: 15 në Prishtinë ka votuar kryeministri Hashim Thaçi
ORA 08:00 KQZ: VOTIMI I QETE, NE MITROVICE NUK U HAP VOTIMI VETEM NE NJE QENDER
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, në konferencën e parë për media të këtij institucioni, ka konfirmuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur.“Vetëm një vendvotim në Mitrovicën veriore nuk është hapur për shkaqe teknike”, ka theksuar kryetarja Daka. Ajo ka sqaruar se në atë vendvotim nuk është shpërndarë materiali zgjedhor.“Nuk ka raportime për incidente a parregullsi eventuale”, ka thënë Daka, bën të ditur zëri.
TE DHENAT PER VOTIMIN SOT
Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në garën për t’u zgjedhur kryetarë në 38 komuna të Kosovës, janë 224 kandidatë, kurse për asamblistë komunalë garojnë 7,704 kandidatë.
Lista përfundimtare e votuesve 2013 përmban 1, 779 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetetetë komuna, me një rritje prej 191 103 apo 11.72 për qind në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Numri i qendrave të votimit është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2, 366, me një rritje prej 86 vendvotimesh nga zgjedhjet e kaluara.
Redaksia Online
(sg/mag/e.s./shqiptarja.com)