Gaz Paja ‘adopton’ 1  çerdhe, Veliaj
  “Qytetar model! Mbeten dhe 14”

Gaz Paja ‘adopton’ 1  çerdhe, Veliaj<br />  “Qytetar model! Mbeten dhe 14”
TIRANE - Aktori i njohur i humorit shqiptar Gazmend Paja i është bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës në fushatën për të riparuar në kohë 31 çerdhet e kryeqytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Veliaj përmes rrjetit social Facebook.
 
 

Aktor brilant, po dhe qytetar model i Tiranës :)Gaz Paja është 1 nga 17 bamirësit që kanë 'adoptuar' 1 çerdhe per ta...

Posted by Erion Veliaj on Sunday, 16 August 2015


Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës shpalli më 14 gusht nismën “Adopto një çerdhe” duke kërkuar ndihmë nga komuniteti.

“Nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë edhe 31 qytetarë, biznese, fondacione apo organizata, që të adoptojnë një çerdhe. Për shkak të buxhetit të rrënuar dhe borxhit që na ka zënë frymën, e kemi të pamundur që vetëm në një javë të prokurojmë, tenderojmë apo të gjejmë financat e nevojshme për riparimin e tyre. Ndaj, sot thirrja është shumë e qartë: ‘Adopto një çerdhe’”, u shpreh atëherë kryebashkiaku Veliaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin