Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën 12 njerëz vdiqën nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë.
Sulmet kanë synuar gjithashtu zonat e Sheikh Zayed dhe Tal Al-Zaatar, në veri të enklavës palestineze, në orët e fundit.
Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 30,410 të vdekur dhe më shumë se 71,700 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Nipi i Nasrallah u vra në sulmin izraelit në Liban! Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 71 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës








