Lufta/ Nipi i Nasrallah u vra në sulmin izraelit në Liban! Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 71 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Abbas Ahmed Halil, nipi i liderit të Hazbollahut, Hassan Nasrallah dhe milic i së njëjtës organizatë pro-iraniane, u vra dje në një sulm izraelit në Neqoura, në Libanin jugor. 

Kështu raporton shtypi izraelit, duke cituar uebsajtin e opozitës siriane, 'Voice of the Capital', sipas të cilit Halili është një nga tre militantët e Hezbollahut që vdiq në bastisjen e djeshme.

Të paktën 124 palestinezë u vranë dhe 210 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet, tha këtë të hënë ministria palestineze e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar ku të paktën 30,534 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 71,920 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë negociatat në Kajro nga emisarët e Egjiptit, Hamasit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara për një armëpushim në Gaza vazhdojnë sot, për të dytën ditë radhazi. 

Dje delegacioni izraelit nuk ishte atje, por një stacion televiziv egjiptian i afërt me inteligjencën e Kajros pretendon se është bërë "përparim i rëndësishëm".

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën 12 njerëz vdiqën nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë.

Numri dy i njësisë zëdhënëse të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Daniel Hagari dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të sistemit të informacionit të IDF kanë njoftuar dorëheqjen e tyre: transmeton transmetuesi izraelit Channel 14.

Burime televizive thonë se dorëheqja vjen për çështje “profesionale dhe personale”. 

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtëjavor, ndërkaq i kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Gaza/ Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 71 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1709580650_tmmymyfumyf.JPG

Gaza

Të paktën 124 palestinezë u vranë dhe 210 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet, tha këtë të hënë ministria palestineze e Shëndetësisë.

“Okupacioni izraelit kreu 13 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 124 dëshmorë dhe 210 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”,- tha ministria në një deklaratë.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë," thuhet më tej.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar ku të paktën 30,534 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 71,920 të tjerë janë plagosur.

Ora 11:37
Gaza/ 12 të vdekur nga sulmi izraelit në kampin Nuseirat

1706778975_luftanerripinegazes.PNG

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën 12 njerëz vdiqën nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë.

Sulmet kanë synuar gjithashtu zonat e Sheikh Zayed dhe Tal Al-Zaatar, në veri të enklavës palestineze, në orët e fundit.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 30,410 të vdekur dhe më shumë se 71,700 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ora 09:39
Media: Valë dorëheqjesh mes zëdhënësve të ushtrisë izraelite! 12 viktima në bastisjen në kampin e refugjatëve

1707857085_teyjetjdetjyutrdj.GIF

Numri dy i njësisë zëdhënëse të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Daniel Hagari dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të sistemit të informacionit të IDF kanë njoftuar dorëheqjen e tyre: transmeton transmetuesi izraelit Channel 14.

Burime televizive thonë se dorëheqja vjen për çështje “profesionale dhe personale”. 

Transmetuesi izraelit nga ana e tij e përkufizon një dalje kaq të madhe nga ushtria në mes të një lufte në vazhdim si "të pazakontë". 

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën 12 njerëz vdiqën në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë. 

Bastisjet kanë synuar gjithashtu zonat e Sheikh Zayed dhe Tal Al-Zaatar, në veri të enklavës palestineze, në orët e fundit. 

Ora 08:58
SHBA bën thirrje për armëpushim dhe dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtëjavor, ndërkaq i kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë.

Sipas nënpresidentes amerikane, njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës po përjetojnë një “katastrofë humanitare”.

Deklaratat e bëra më 3 mars janë ndër më të ashprat të bëra nga ndonjë udhëheqës i lartë i Qeverisë amerikane deri më tani sa i përket luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi në tetorin e vitit të kaluar.

Harris i kërkoi Qeverisë izraelite që të paraqesë mënyra specifike se si mund të dërgohet më shumë ndihmë në enklavën palestineze ku qindra mijëra persona po përballen me uri.

“Duke pasur parasysh shkallën e lartë të vuajtjes në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm”, tha Harris gjatë një ngjarje në Selma të Alabamës. “Në tavolinë është një marrëveshje dhe siç kemi thënë, Hamasi duhet të pajtohet me marrëveshjen. Le të arrihet një armëpushim”.

“Njerëzit në Gazë po vdesin nga uria. Kushtet janë çnjerëzore dhe ne duhet të veprojmë... Qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë që të rriten ndjeshëm dërgesat për ndihma. Nuk ka arsyetime”, tha ajo.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/03/2024 10:34

    Perse mashtroni qe amerika do armepushim kur ne mbledhjen e OKB ata vendosen veton qe mos te kishte armepushim . Keta maskarenj furnizojne cifutet me arme , vendosin veton kur te tjeret kerkojne armepushim dhe tani na dalin si njerez te mire ? Turpi me i madh eshte qe mediiat perendimore nuk i kritikojne por na i paraqesin si paqesor keta mbeturina te felliqura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës