Naledi Pandor
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, ka paralajmëruar se qytetarët e vendit të saj, të cilët u rekrutuan në ushtrinë izraelite dhe më pas u përfshinë në luftën e Gazës, rrezikojnë të arrestohen pas kthimit në atdheun e tyre.
Media izraelite “Haaretz” raporton se ministri është shprehur: Ne jemi gati. Do t'ju arrestojmë kur të ktheheni.
Gazeta shton se Izraeli ka frikë se ushtarët e tjerë izraelitë me shtetësi të dyfishtë janë në rrezik të ngjashëm, veçanërisht me vendet që kundërshtojnë fuqishëm operacionin e zhvilluar në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 6 kamionë humanitar hyjnë në veri të Gazës! Al Arabiya: Hamasi u thotë ‘po’ propozimeve të SHBA-së për armëpushim








