Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë për shkak të sulmeve izraelite që nga fillimi i luftës, më 7 tetor, ka shkuar në 24,762.
Ndër të tjera, institucioni palestinez bën me dije se 62,108 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Raportohet se vetëm në 24 orët e fundit, 142 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa 278 janë plagosur.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën
