Në orën 10:00, me orën lokale, (08:00 GMT) filloi një armëpushim humanitar në Gaza, i vendosur në mënyrë të njëanshme nga Izraeli, njoftoi radioja ushtarake izraelite. Në shtatë orët e ardhshme forcat izraelite nuk do të hapin zjarr në qoftë se ato nuk janë të kërcënuar drejtpërsëdrejti nga Hamasi. Armëpushimi nuk përfshin një zonë në lindje të Rafahut, në zonën e fundit në jug të Gazës./ATSH/