Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe mbi 160 persona të tjera janë plagosur gjatë një sulmi ajror të kryer nga izralitët në një treg pranë qytetit të Gazës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave shpërthimi ndodhi në një market në Shejaiya në lindje të qytetit të Gazes ,ku qindra palestinezë po bënin pazar.
Sulmi erdhi pas një armëpushimi katër-orësh të thirrur vetë nga Izraeli, armëpushim ky i refuzuar nga Hamasi dhe i cilësuar si i pakuptimtë.
"Armëpushimi i kërkuar nga Izraeli është i pakuptimtë pasi përjashton zonat me konflikt përgjatë kufirit, dhe ne nuk do të jemi në gjendje për të marrë të plagosurit." tha zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri
Armëpushimi i njoftuar nga ushtria izraelite parashikohej të zgjaste nga ora 15:00 deri në orën 19:00. Megjithatë Irazeli kishte paralajmëruar se armëpushimi do të zbatohej vetëm për zonat ku ushtarët izraelitë aktualisht nuk veprojnë, ndërsa u bëri thirrje banorëve të mos kthehen në zonat në të cilat ishte kërkuar evakuimi.
Deri më tani,1287 palestinezë dhe 53 izraelitë numërohen të vrarë me intensifikimin e sulmeve që nisën më 8 korrik. Ndërkaq, fraksionet palestineze të Hamas, Fatah dhe Xhihadi Islamik janë takuar në Kjaro për të diskutuar një armëpushim të njëanshëm në Gaza.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO