GAZA - Shkelet armëpushimi 24-orësh në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme ajrore në Gaza, në përgjigje të sulmeve me raketa në qytetin Beersheba të Izraelit.

Kjo ka provokuar një reagim të kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu, i cili urdhëroi nisjen e sulmeve ushtarake në rripin e Gazës. Zyrtarët e shtetit hebre thanë se në shënjestër do të jenë ekstremistët e Hamas, jo civilët.

Ndërkaq, jo më larg se sot, u vendos shtyrja me 24 orë e armëpushimit 5 ditor, teksa ekipet negociatore në Kajro u përpoqën për t’i dhënë fund luftimeve. Ndërkaq, mbi 2 mijë njerëz mësohet të kenë humbur jetën në 5 javë konflikt intensive në Gaza.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)