Bomba, e lënë pas gjatë tërheqjes së ushtrisë izraeliane, ka shpërthyer në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës, ndërkohë që pesë xhenier palestinez po mundoheshin ta çaktivizonin në prezencën e gazetarit  të Associated Press, Simone Camilli dhe përkthyesit të tij Ali Shehda Abu Afash. Të shtatë personat kanë gjetur vdekjen në vendgjarje duke shënuar dhe viktimat e rradhës në Gaza, por në këtë rast viktimë, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, është dhe një gazetar i huaj.

Camilli në Gaza nuk punonte vetëm si videoreporter por ka dhënë dhe një kontribut të rëndësishëm në pasqyrimin e realitetit në vend, duke realizar dokumentare për produksione të pavaruara mbi kushtet e jetës së palestinezëve.

Lajmi i vdekjes së tij nuk ka tronditur vetëm familjarët por të gjithë vendin e tij të lindjes. Vetë Ministrja italiane e Punëve të Jashtme është shprehur se “vdekja e Simone Camilli është një tragjedi, për famijen dhe për të gjithë shtetin italian.” Gjithashtu Mogherini shton: "edhe një herë është një gazetar që paguan çmimin e një lufte që ka zgjatur për shumë vite dhe për herë të dytë në pak muaj ne mbajmë zi për vdekjen e djemve të angazhuar me guxim në punën e gazetarit,"- duke i’u referuar dhe ngjarjes në Maj, kur humbi jetën, këtë herë në Ukrainë, një tjetër gazetar italian, Andrea Rocchelli.

Sipas të vëllait të një nga viktimave, bomba izraeliane ishte e ndërtuar në formën e një kurthi të manipuluar, me qëllim provokimin e viktimave. Bomba ishte trasferuar nga vendi ku u gjend, në lokalitetin e Sheikh Zayed, për tu vendosur me qëllim çaktivizimin në një fushë futbolli në Beit Lahiya , ku dhe shpërtheu papritur.



Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)