Në vijim të operacionit të kërkim tuneleve, ushtria izraelite e mbrojtjes ka zbuluar tunelin e radhës në të cilin fshiheshin tre motoçikleta dhe një sasi e madhe armatimesh. Kjo video u postua sot nga ushtria izraelite në kanalin e saj YouTube në të cilën tregohet sekuestrimi i motoçikletave dhe një sasie të madhe municionesh si mortaja, granata, raketa etj.

tunel gaza

Sipas izraelitëve, tuneli u gjet pasi militantët e Hamas që dolën prej saj u vranë në sulmet e 28 korrikut. “Ne kemi zbuluar motoçikletat dhe shumë armë në tunel. Mendojmë se motoçikletat kanë dashur t’i përdorin për të dalë më shpejt nga tuneli, i cili ndodhet rreth 300 metra larg nga këtu, me qëllim për të sulmuar në Izrael. Kjo është hera e parë që hasim motoçikleta gjatë operacionit tonë”, thotë një prej komandantëve të ushtrisë izraelite. 

tunel gaza

Hamas kishte hequr çdo gjë që mund të pengonte motoçikletat të lëvizin më shpejt në tunel si, pasqyra, drita anësore, prozhektorë. Po ashtu, janë zbuluar edhe një sasi e madhe municionesh, pothuaj dyfishi i këtyre që shihen në dalje të tunelit.

tunel gaza

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)