Gazeta Britanike 'Metro': Ja 7 arsyet për të vizituar Shqipërinë/FOTO

 Gazeta Britanike 'Metro': Ja 7 arsyet për të vizituar Shqipërinë/FOTO

Bunk'art, bunkeri nëntokësor i kthyer në muze

Gazeta e njohur britanike “Metro” ka renditur 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë, dhe sigurisht një ndër arsyet e mëdha është dhe kryeqyeti i Shqipërisë, Tirana.

Tirana është një qytet energjik që të ofron shumë gjëra për të parë e bërë, nga baret trendy dhe restorantet e mira, arkiktetura intriguese deri te muzuemet e komunizmit.

Përjetoni të shkuarën e errët të komunizmit në Shqipëri

Në panoramën e bukur të Shqipërisë do të shihni vende-vende bunkere atomike të ndërtuara në periudhën e komunzimit me urdhër të ish-diktatorit Enver Hoxha. Një ndër bunkeret e mëdha dhe është kthyer në muze, Bunk’Art 1, një muze i mbushur  me të dhëna dhe sekrete të regjimit komunist  i hapur në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2016, u hap Bunk’Art 2 në qendër të qytetit. Ju mund të vizitoni dhe Muzeun e Gjetheve, një vilë e mbuluar me pemë të harlisura në kryeqytetin e Tiranës që dikur ishte selia e shërbimit sekret shqiptar dhe tani është i hapur si Muzeu i Mbikqyrjes sekrete.

Koktejle fantastike në Tiranën shumëngjyrëshe

Kryeqyteti po merr gjithnjë e më shumë pamje metropolitane, kultura e kafesë dhe artit është në rritje dhe për të parë më mirë këtë shkoni në Bllok. Dikur një zonë e elitës komuniste, tashmë një nga lagjet më të bukura të Tiranës me baret dhe restorantet e saj.

Provoni gatimet e shijshme shqiptare me një prekje moderne

Klima mesdhetare e Shqipërisë do të thotë se është e bekuar me produkte të shumta të natyrës, prandaj prisni të shijoni kebab me shije, sallata tmerrësisht të shijshme dhe ushqim deti të freskëta. Një revolucion gastronomik është duke u zhvilluar në Tiranë, Shqipëri.

Mund të dilni në male të larta dhe liqene të thella

Në veri, Alpet shqiptare posedojnë një lloj bukurie të egër. Historia e rajonit është e mbyllur në gjakmarrjet e lashta dhe folklorin, dhe jeta bujqësore mbetet e pandryshuar prej shekujsh - mos u habitni kur shihni fermerët që lërojnë me kaun dhe zgjedhën. Në lindje të vendit, ujërat kristalizuese të Liqenit të Ohrit janë si diçka nga parajsa. Poshtë në jug, shumica e turistëve shkojnë në anën maqedonase për arkitekturën osmane dhe kishat bizantine, por nuk e humbasin qytetin e Pogradecit për një shije të jetës lokale në det.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare