Gazeta gjermane “Die Welt”
Ballkani po shkon drejt kaosit
Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt“, në një artikull të gjatë për tensionin e kohëve të fundit në Ballkan shkruan se, ky rajon pa u vënë re po rrëshqet drejt kaosit. Sipas “Die Welt”, përmes Ballkanit kalojnë çdo ditë me mijëra refugjatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Ndërkohë, më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke u përshkallëzuar.
Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt“, në një artikull të gjatë për tensionin e kohëve të fundit në Ballkan shkruan se, ky rajon pa u vënë re po rrëshqet drejt kaosit.
Sipas “Die Welt”, përmes Ballkanit kalojnë çdo ditë me mijëra refugjatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Ndërkohë, më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke u përshkallëzuar.
“Si në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ashtu edhe në Podgoricë të Malit të Zi, fundjavën e shkuar kaosi pushtoi rrugët. Protestuesit u përleshën me forcat policore. Goma të djegura, granata dore, gaz lotsjellës dhe koktej molotovi u përdorën në këto përballje”, shkuan gazeta, duke analizuar gjendjen e brishtë të sigurisë në shumicën e shteteve të Ballkanit.
Duket se, as Bashkimi Europian nuk po gjen dot mjete presioni për të arritur te një zgjidhje për politikanët në konflikt. Ndërsa sipas “Die Welt”, qytetarët po presin thellësisht të dëshpëruar.
Gazeta gjermane shkruan se në Kosovë, prej pothuajse dy dekadash po merren me integrimin e minotitetit serb. Pas shumë mundimeve, BE lehtësoi disa marrëveshje, përmes të cilave pakica me rreth 70 mijë serbë do të ketë të drejta autonome.
Por, këto marrëveshje u hodhën poshtë nga opozita shqiptare, e cila 3 herë rresht ka ndaluar punën e Kuvendit me gaz lotsjellës. Ndërkohë në Malin e Zi, shtet kandidat për në BE dhe NATO, opozita dëshiron gjithashtu të rrëzojë kryeministrin Milo Djukanoviç.
Por, në këtë kohë - sipas gazetës gjermane, - qetësia është ajo që i duhet shteteve të Ballkanit, sepse ato llogariten si më të varfrat në Europë, nga ku do të largohen investitorët e huaj nëse tensioni shtohet./Tch
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
39.6%
-
Opozitës
9.8%
-
Qytetarëve
50.6%
Vota total: 5223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitorja e Tavos dhe PS në Himarë/ Martin Leka: Tregues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita në alarm! Vota ishte protestë ndaj Belerit
5 Gusht, 16:15
-
Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve
5 Gusht, 15:39
-
Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit
5 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga
5 Gusht, 15:26
-
Dosja 'Toyota Yaris'/ Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës Zarka, SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
Jose Mourinho i bën kërkesën e bujshme Fenerbahces, do yllin e Barcelonës
5 Gusht, 15:15