Gazeta greke: Mesazhi i prerë që Mitsotakis i çoi mbrëmë Ramës! Qeveria shqiptare e tejkaloi kufirin me çështjen Beleri

Gazeta greke: Mesazhi i prerë që Mitsotakis i çoi mbrëmë Ramës! Qeveria shqiptare e tejkaloi kufirin me çështjen Beleri

Liderët e Ballkanit në Athinë

Mediat greke analizojnë darkën e mbrëmshme të thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim nuk ishte i ftuar kryeministri Edi Rama dhe ftesa iu bë presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj i cili refuzoi pjesëmarrjen. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i çoi mbrëmë një mesazh të qartë Edi Ramës.

“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë.

Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe thoshte se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që ose cenon interesat e saj ose nuk është në përputhje me standardet evropiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë dhe thotë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri" shkruan “Kathimerini

Gazeta tjetër greke, “iefimerida” citon një zyrtar të lartë europian për çështjen Beleri, që sipas saj theksoi në kushte anonimati se “çelësi” është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe për integrimin në BE.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate në BE është e një rëndësie parësore, veçanërisht mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pakicave, vuri në dukje një zyrtar i lartë evropian pas darkës së udhëheqësve në Athinë” shkruan gazeta.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2023 02:22

    Ftesa per perfaqesuesin e Kosoves,te cilen Greqia nuk i njeh qenesine si shtet,duket qe eshte bere per te bere pervete Ramen.Ne ftojme kosovaret,por ju lironi Belerin!

    Përgjigju
  • Shqipëria: 22/08/2023 16:01

    Darka me sufllaqe mbaroi, nuk na e ndjen. Organizoni darka kot.

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 22/08/2023 12:38

    Ky eshte nji mesazh per micon qe mos te fusi hundet ne shtepin e tjetrit,dhe i themi micos te ket kujdes me shqiptaret,nji gje eshte e qart qe jemi gati per cdo gje ,fuck greqia

    Përgjigju
  • e drejta: 22/08/2023 10:59

    Me vendimin e fundit kunder belerit SHQIPERIA fitoi nje here e mire me <trimat> greke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën