Gazeta greke: Si u vra
Hasan Prishtina në 1933

Gazeta greke: Si u vra <br />Hasan Prishtina në 1933
Historia e vërtetë dhe historiani realist nuk do të pajtohet asnjëherë me deklaratat politike në lidhje me vrasjen e Hasan Prishtinës. Nga aspektin historik deklaratat e kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia se "Po kështu patëm një vizitë të nipit të Hasan Prishtinës, që sqaroi një konflikt të vjetër, duke hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirjen e Mbretit Zog në vrasjen e Hasan Prishtinës", është sa ofenduese dhe tendencioze për historianët.

Ka shumë fakte të forta që vërtetojnë që Hasan Prishtina u vra me porosi të Ahmet Zogut, këtë e ka deklaruar vetë vrasësi Ibrahim Çelo në zyrën e hetuesisë në Selanik më 13 Gusht 1933, pak orë pasi kishte kryer vrasjen. Sa për atë që një njeri që flitet se është nipi i Hasan Prishtinës dhe që është pajtuar me familjen Zogu, ato janë veprime të dyshimta që nuk i shërbejnë askujt, por vetëm epsheve të karrierës politike sepse asnjëherë nuk është vërtetuar që njeriu që thirret si nipi i Hasan Prishtinës është vërtet nip, por kam frikën se ka disa prapaskena për përvetësimin e pasurisë së Hasan Prishtinës në Selanik që i kalon sot vlerën e rreth 20 milion euro. Janë botuar disa shkrime në Kosovë që hedhin hije dyshimi për vërtetësinë se Hasan Prishtina ka vërtetë familjarë të afërt.

Si u vra në Selanik Hasan Prishtina

Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik në arkivat e këtij qyteti zbulova një gazetë të vjetër që përshkruante ngjarjen e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina. Në gazetën "Nea Macedonia" (Maqedonia e Re) e datës 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtinës i vdekur dhe fotografia e vrasësit Ibrahim Çelos. Gazeta e asaj kohe shkruante për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historianë shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruar si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.

Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë trekatëshe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga dikur zonë e privilegjuar. Ndërtesa trekatëshe rrethohet prej një oborri gjigant me sipërfaqe rreth 1500 m katrorë. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Institucion bamirës për personat shurdh-memecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriali është gjëja më elementare për identitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetë Shqiptarja.com, 28 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë