Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u takua me nënkryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayah dhe përfaqësuesin e Hamasit në Liban, Osama Hamdan.
Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz. Sipas gazetës izraelite, takimi është pjesë e koordinimit mes Hezbollahut dhe Hamasit për pasojat e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.
Al-Hayah është gjithashtu në kontakt me inteligjencën egjiptiane dhe ishte i përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit të koordinuara nga Katari.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10









