Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim katërditor. Përmes kësaj marrëveshje të ndërmjetësuar nga Katari, Hamasi do të lirojë 50 pengje izraelite, 20 gra dhe 30 fëmijë, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Pengjet e liruara do të jenë izraelitë ose izraelitë me dy shtetësi, jo të huaj. Në territorin e Rripit të Gazës do të lejohen qindra kamionë me ndihma humanitare, furnizime mjekësore dhe karburant në Gaza.

Brenda natës (22 nëntor), qeveria izraelite votoi në favor të marrëveshjes me Hamasin. Në një deklaratë, Izraeli thotë se për çdo 10 pengje të liruara nga Hamasi, pa përfshirë 50 për të cilët është rënë dakord, armëpushimi do të zgjatet me një ditë. Por, në deklaratë nuk përmendet lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim.

"Qeveria e Izraelit është e vendosur për kthimin e të gjithave pengjeve në shtëpi. Sot, ajo ka aprovuar marrëveshjen e propozuar si fazë të parë drejt arritjes së këtij objektivi", thuhet në komunikatë, e cila u lëshua disa orë pas diskutimeve prapa dyerve të mbyllura.

Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë armëpushimi, por nëse marrëveshja do të jetë e suksesshme, kjo do të jetë ndërprerja e parë në luftime që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Katari thotë se armëpushimi do të njoftohet në 24 orët e ardhshme. Zyrtarë nga Katari, që ka ndërmjetësuar negociata sekrete, si dhe nga SHBA-ja, Izraeli e Hamasi, prej ditësh kanë paralajmëruar për arritjen e një marrëveshjeje.

Qeveria e Izraelit këmbëngul se ky nuk është fundi i luftës, duke përsëritur angazhimin e saj për të "përfunduar eliminimin e Hamasit".

"Ne jemi në luftë dhe do të vazhdojmë luftën derisa t'i arrijmë të gjitha objektivat tona. Ta shkatërrojmë Hamasin, t'i kthejmë të gjitha pengjet tona dhe të sigurohemi se askush në Gazë nuk mund ta kërcënojë Izraelin", ka deklaruar ai para fillimit të takimit qeveritar.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për katër ditë armëpushim. Në një deklaratë për mediat, Biden thotë se është "jashtëzakonisht i kënaqur" për arritjen e kësaj marrëveshje përmes së cilës do të lirohen 50 pengje. Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet të shkojë në Izrael në fillim të javës së ardhshme.

"Marrëveshja e sotme duhet të kthejë një shtëpi pengje shtesë amerikane, dhe unë nuk do të ndalem derisa të lirohen të gjithë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që disa prej këtyre shpirtrave të guximshëm, të cilët kanë duruar javë të tëra robërie dhe sprovash të papërshkrueshme, do të ribashkohen me familjet e tyre pasi kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht", tha Biden.

Pas arritjes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u takua me nënkryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayah dhe përfaqësuesin e Hamasit në Liban, Osama Hamdan. 

Armëpushimi me Izraelin do të nisë nesër (23 Nëntor) në orën 10:00 me orën lokale, 9:00 në Itali. Këtë e ka bërë të ditur ish-kreu i byrosë politike të Hamasit, Abu Marzouk, sipas raportimeve të mediave izraelite.

Izraeli filloi të sulmojë Gazën pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerë. Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,000 njerëz, duke përfshirë rreth 5,000 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite.

Lajm ne perditesim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
OBSH kërkon rritjen e ndihmave humanitare për Gazën pas marrëveshjes së pauzës

1700664511_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite 

Zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëri thirrje të mërkurën për shtimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës, duke thënë se më shumë ndihma është e domosdoshme për të mundësuar spitalet të përmbushin nevojat në rritje të njerëzve të prekur.

Dr. Ahmed Mandhari, kreu rajonal i OBSH-së për Mesdheun Lindor, bëri thirrjen gjatë një takimi në kryeqytetin e Egjiptit Kajro për të diskutuar kushtet humanitare në Rripin e Gazës të rrethuar pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një pauzë humanitare, raporton media turke Anadolu.

Apeli vjen pas një marrëveshjeje të kohëve të fundit për pauzë humanitare midis Hamasit dhe Izraelit, që synon të ofrojë lehtësim për enklavën dhe të shkëmbejë pengjet.

Mandhari gjithashtu tërhoqi vëmendjen për numrin alarmues të civilëve në Gaza, duke shtuar se më shumë se gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Sipas marrëveshjes Izrael-Hamas, 50 izraelitë të mbajtur nga Hamasi do të lirohen në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, raportojnë mediat izraelite.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një pauzë katër-ditore në luftime dhe hyrjen e 300 kamionëve të ngarkuar me ndihma humanitare, përfshirë karburantin, në Rripin e Gazës.

Marrëveshja lejon gjithashtu një zgjatje të pauzës dhe lirimin e mundshëm të më shumë fëmijëve dhe grave të mbajtura nga të dy palët. Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë mbahen nga Hamasi pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14,128 palestinezë, përfshirë 5,840 fëmijë dhe 3,920 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar. 

 

Ora 14:33
Guterres mirëpret marrëveshjen e pengjeve: Ky hap është në drejtimin e duhur, duhet bërë shumë më tepër

1700659990_gute.jpg

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti marrëveshjen e arritur nga Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Katarit dhe mbështetjen e Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara.

"Ai e quajti atë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhet bërë shumë më tepër. Kombet e Bashkuara do të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të maksimizuar ndikimin pozitiv në situatën humanitare në Gaza”, tha zëdhënësi i Guterres, Farhan Haq.

Ora 13:21
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 6 palestinezë të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza

1700469252_ga.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Gjashtë persona u vranë në një operacion të ushtrisë izraelite në Tulkarem, në Bregun Perëndimor verior. Kjo është bërë e ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë me seli në Ramallah, e cila kontrollohet nga Autoriteti Palestinez.

Fillimisht ishte e paqartë nëse të vdekurit ishin anëtarë të grupeve ekstremiste. Ushtria izraelite fillimisht tha vetëm se ishte në pritje të detajeve të mëtejshme mbi incidentin.

Ora 12:50
Erdogan: Gaza është dhe do të mbetet një tokë palestineze

1698235016_Erdogan1.jpg

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar së fundmi se Gaza është dhe do të mbetet një tokë palestineze.

"Gaza është një tokë palestineze. Edhe pse atdheu i lashtë palestinez janë pushtuar gradualisht nga Izraeli që nga viti 1947, Gaza do të mbetet një tokë palestineze. Pushtimi gradual i Izraelit ka qenë një grabitje", tha Erdogan, raporotn media turke Anadolu.

Po ashtu Erdogan, nënvizoi se mbështetja për Palestinën "po rritet". 

"Ka pasur marshime në Berlin si dhe në Britani. Ju shikoni vetëm se çfarë ndodh para Shtëpisë së Bardhë, në Francë dhe në vendet e Amerikës Latine", tha Erdogan.

Ora 12:44
Burimet zyrtare të Hezbollahut: Ne gjithashtu do të respektojmë armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

1700653434_hez.jpg

Ushtarët e Hezbollahut

Ushtarët e Hezbollahut ka deklaruar së fundmi se edhe ata do i bashkohen armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. 

Burime nga “Partia e Zotit” e raportuan këtë për gazetën Al Jazeera, duke specifikuar se edhe pse nuk ishin të përfshirë në negociata, ata do të pezullojnë sulmet nga Libani.

Ora 12:38
Papa Françesku reagon ndaj konfliktit Izrael-Hamas: Kjo nuk është luftë, por terrorizëm

1700231720_papafrancesku.JPG

Papa Françesku

Papa Françesku zhvilloi takime të veçanta me familjet izraelite të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe palestinezët me të afërmit në Gaza.

Ai tha se konflikti Izrael-Hamas kishte shkuar përtej luftës, duke u shndërruar në “terrorizëm” dhe theksoi se “të dyja palët po vuajnë”.

Duke folur për audiencën e tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit, menjëherë pas takimeve në rezidencën e tij, Papa tha: “Ata vuajnë kaq shumë dhe kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët”.

Ora 11:56
Pas arritjes së marrëveshje, reagojnë të afërmit e pengjeve: Jemi të lumtur, por nuk e dimë se kush do të lirohet

1700650547_dy.jpg

Të afërmit e pengjeve

Të afërmit e pengjeve në Izrael nga militantët palestinezë thanë se ishin "shumë të lumtur" që disa prej tyre do të lirohen pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Por ata shtuan se ende nuk e dinë se kush dhe kur do të lirohen. 

"Ne jemi shumë të kënaqur që ka një lirim të pjesshëm. Për momentin nuk e dimë saktësisht se kush do të lirohet dhe kur", tha Forumi për Pengët dhe Familjet e Zhdukura në një deklaratë.

Ora 11:52
Media turke: Erdogan mund të shkojë së shpejti në Egjipt me qëllim të ndërmjetësimit për 'evakuimin e të sëmurëve nga Gaza'

1700332183_receptayyiperdoan.JPG

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha së fundmi se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe duhet të marrë përgjegjësitë e tij para botës për veprimet e kryera nga ai. 

Sipas mediave shtetërorë, Erdogan mund të udhëtojë së shpejti në Egjipt me qëllim të ndërmjetësimit për “evakuimin e të sëmurëve nga Gaza”.

“Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe duhet të jetë përgjegjës para botës për veprimet e tij. Bota islame duhet të veprojë me një frymë uniteti dhe solidariteti për Gazën”, tha Erdogan.

Ora 11:35
Stoltenberg mirëpret marrëveshjen e pengjeve: Armëpushimi në Gaza është i mirë, do mundësojë mbërritjen e ndihmave humanitare në zonat e prekura

1700496360_stoltenberg.PNG

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti marrëveshjen për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili do të lejojë lirimin e disa prej pengjeve. 

Duke folur nga Shkupi, i cili ndodhet për vizitë që prej ditës së djeshme (21 Nëntor), Stoltenberg theksoi se kjo marrëveshje në të njëjtën kohë do të mundësojë edhe mbërritjen e ndihmave humanitare në zonat e prekura nga konflikti.

Në Shkup, sekretari i përgjithshëm do të kryesojë sot një takim të liderëve të vendeve të NATO-s në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Shkupi është ndalesa e fundit e turneut që Stoltenberg ka bërë që nga e diela në Ballkanin Perëndimor, me vizita në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd.

Ora 11:30
Borrell: BE-ja nuk ka qëndrim të përbashkët, ne po punojmë për të

1700649020_as.jpg

Josep Borrell

Vendet anëtare të BE-së ende nuk kanë "një qëndrim të përbashkët" që do t'i lejonte Bashkimit të luante një rol gjeopolitik në luftën që ka shpërthyer midis Izraelit dhe Hamasit. 

Këtë e pranon edhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, duke folur në Strasburg në seancën plenare të Parlamentit Evropian. 

"Unë përfaqësoj Këshillin dhe për rrjedhojë edhe të gjitha shtetet anëtare. Nuk është e lehtë, sepse ndonjëherë shtetet anëtare nuk janë rreshtuar në të njëjtin pozicion: për shembull në votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku tetë ata votuan pro një pauze për arsye humanitare dhe katër votuan kundër.Ka një qëndrim të përbashkët të Këshillit Evropian, i cili mbron pauzat dhe korridoret humanitare dhe i kërkon Izraelit që kur të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje, ta bëjë këtë në përputhje me ligjet humanitare dhe ligjet ndërkombëtare që rregullojnë luftën, por deri më tani ka pasur disa deklarata nga liderë të ndryshëm evropianë se si ushtrohet kjo e drejtë për të mbrojtur Izraelin. Dhe, kur nuk ka qëndrim të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë nuk mund ta përfaqësojë atë", tha Borrell.

Ora 11:25
Ministri i Jashtëm turk udhëton sot drejt Londrës dhe Parisit, diskutime rreth situatës në Gaza! Takime me Sunak dhe Macron

1700648660_hakan.jpg

Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të udhëtojë sot në Londër dhe Paris si pjesë e iniciativave diplomatike në lidhje me situatën në Gaza të vendosura bashkërisht në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për luftën midis Hamasit dhe Izraelit të mbajtur së fundmi në Riad. 

Këtë e ka bërë me dije CnnTurk. Fidan gjatë vizitës mund të ketë takime me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Ora 11:19
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: 53 gazetarë të vrarë që nga 7 tetori, ndër këta 46 janë palestinezë

1700648410_gaz.jpg

Logoja e gazetarëve në Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori është rritur në 53. Këtë e deklaroi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), duke specifikuar në një shënim se mes viktimave ka 46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë. 

Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter që të dy punonin për median libaneze Al Mayadeen. Ata u vranë dje (21 Nëntor) në sulmet izraelite në Libanin jugor. 

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte rrethanat e incidentit. 

"Kjo është një zonë ku ndodhin përleshje zjarri. Prania në zonë është e rrezikshme", shtoi IDF.

Ora 11:11
Macron mirëpret marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit

1698263157_xxxccc.JPG

Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përshëndeti "shpalljen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim humanitar" në Lindjen e Mesme.

Në një mesazh të publikuar në X (ish-Twitter), Macron nënvizon se "ne punojmë pa u lodhur për të siguruar që të gjithë pengjet të lirohen". 

Po ashtu, Macron tha se armëpushimi i shpallur humanitar duhet të lejojë që ndihma të hyjë dhe të sjellë lehtësim për popullsinë e Gazës.

Ora 09:51
Borrell: Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë po ndodh në Gaza! Izraeli ka detyrime morale dhe ligjore

1700643054_bo.jpg

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Hamasit. Ai tha se Izraeli ka detyrime morale dhe ligjore.

"Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin e saj për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh atje. Prokurori Karim Khan me të cilin kam qenë në kontakt ka lëshuar tashmë paralajmërime të forta për të gjitha palët, duke sinjalizuar se Izraeli ka detyrime të qarta në luftën kundër Hamasit. Dhe se këto nuk janë vetëm detyrime dhe detyrime morale, por edhe ligjore, të parashikuara në ligj dhe të lidhura me të drejtën ndërkombëtare të konfliktit.Këto kanë ndikim në aksesin e popullsisë në të mirat bazë për të mbijetuar dhe çdo shkollë, spital, kishë, xhami, ato janë Të gjitha vendet e mbrojtura. Dhe nëse nuk e humbin këtë gjendje për qëllime lufte, ato duhet të respektohen", tha Borrell në debatin në Dhomë për situatën në Gaza.

Po ashtu shtoi se "dhe nëse ka ndonjë dyshim se këto vende kanë humbur kushtet e mbrojtjes, atëherë ata që sulmojnë duhet të vazhdojnë t'i mbrojnë ato dhe duhet të ofrojnë prova që tregojnë se ky kusht nuk respektohet më dhe të sigurojnë daljen e civilëve të bllokuar në ato vende".

Ora 09:37
Gazeta izraelite Haaretz: Pas marrëveshjes, lideri i Hezbollahut Nasrallah u takua me përfaqësuesin e Hamasit

1700642228_hsdds.jpg

Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u takua me nënkryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayah dhe përfaqësuesin e Hamasit në Liban, Osama Hamdan. 

Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz. Sipas gazetës izraelite, takimi është pjesë e koordinimit mes Hezbollahut dhe Hamasit për pasojat e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. 

Al-Hayah është gjithashtu në kontakt me inteligjencën egjiptiane dhe ishte i përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit të koordinuara nga Katari.

Ora 09:11
Zyrtari amerikan: Një vajzë 3-vjeçare pritet të jetë në mesin e pengjeve të liruara nga Hamasi

1700640656_34.jpg

Foto ilustruese

Tre shtetas amerikanë, përfshirë një vajzë 3-vjeçare, pritet të jenë në mesin e 50 pengjeve që do të lirohen nga Hamasi, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan.

I njëjtë nuk ka zbuluar identitetin e qytetarëve amerikanë, por theksoi prindërit e vajzës së vogël janë në mesin e të vrarëve gjatë sulmit të 7 tetorit mbi Izraelin.

Përveç civilëve izraelitë, më shumë se gjysma e pengjeve kanë shtetësi të huaj dhe të dyfishtë nga rreth 40 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Francën, Argjentinën, Gjermaninë, Kilin, Spanjën dhe Portugalinë, ka njoftuar nga qeveria izraelite.

“Franca shpreson se tetë shtetasit e saj që besohet se janë peng do të lirohen gjithashtu. Ne shpresojmë që do të ketë francezë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen”, tha ministrja e Jashtme franceze.

Komisioni për Çështjet e të Burgosurve në Autoritetin Palestinez me seli në Ramallah, ka thënë se më shumë se 7,800 palestinezë janë burgosur nga Izraeli, duke përfshirë 85 gra dhe 350 fëmijë.

Shumica u arrestuan pa akuza ose për incidente të tilla si gjuajtja e gurëve ndaj ushtarëve izraelitë, jo për fillimin e sulmeve militante. 

Ora 09:05
Vdes një prej pengjeve izraelite, Xhihadi Islamik Palestinez: Donim ta lironim, por armiku nuk reagoi dhe kjo shkaktoi vdekjen e saj

1700640321_kjds.jpg

Katzir Hanna

Grupi Xhihadi Islamik Palestinez bëri me dije se një prej pengjeve izraelite kishte ndërruar jetë.

“Ne kemi shprehur më parë gatishmërinë tonë për ta liruar atë për arsye humanitare, por armiku nuk reagoi dhe kjo shkaktoi vdekjen e saj”, shkroi Brigada Al Quds në Telegram.

Mediat izraelite raportuan se bëhet fjalë për gruan 76-vjeçare, Katzir Hanna, e cila ishte rrëmbyer më 7 tetor, raporton jerusalempost.

Ndërkohë, qeveria izraelite pritet të arrijë marrëveshje me grupin palestinez, Hamas, për lirimin e pengjeve izraelite.

Sipas burimeve të NBC, marrëveshja do të përfshijë: Një pauzë prej katër deri në pesë ditë të luftës; Lirimin e 50 pengjeve izraelite, të gjithë do të jenë gra dhe fëmijë; Lirimin e 150 të burgosurve palestinezë nga Izraeli sërish gra dhe fëmijë; Lejimin e hyrjes së 300-400 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza.

Procesi i lirimit të pengjeve izraelite do të kalojë nëpër pesë faza.

 

Ora 08:50
Izraeli publikon listën e palestinezëve që do të lirohen sipas marrëveshjes

1700639679_kuna.jpg

Foto e pengjeve

Izraeli sapo ka publikuar një listë prej 300 palestinezësh që mund të lirohen sipas marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe Hamasit.

Lista e postuar në faqen zyrtare të ministrisë së drejtësisë të Izraelit, përfshin emrat, moshat dhe shkeljet e atyre që kualifikohen, raporton BBC.

Kujtojmë se fillimisht pritet të lirohen vetëm 150 të arrestuarSë shpejti do të kemi më shumë detaje

Ora 08:39
Kina mirëpret marrëveshjen për lirimin e pengjeve

1700638778_pe.jpg

Fotot e pengjeve

Kina ka mirëpritur marrëveshjen e arritur nën kujdesin e Katarit për një armëpushim humanitar në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve të rrëmbyer në Izrael nga militantët e Hamasit. 

"Ne mirëpresim marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit midis palëve përkatëse dhe shpresojmë se ajo mund të ndihmojë në zbutjen e krizës humanitare, të ndihmojë de-përshkallëzimin dhe uljen e tensioneve", u tha gazetarëve zëdhënësi diplomatik kinez Mao.

Ora 08:28
Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

1700638219_pengjet.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord të mërkurën për një pauzë katërditore të luftime për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të 300 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Izraeli dha detaje në lidhje me të burgosurit palestinezë që priten të lirohen sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza.

Duhet të ketë një periudhë pritjeje 24-orëshe përpara se marrëveshja e pengjeve të zbatohet, për t’u dhënë qytetarëve izraelitë mundësinë që t’i kërkojnë gjykatës supreme lirimin e të burgosurve palestinezë, sipas raportimeve në mediat izraelite.

Lista e postuar në ministrinë e drejtësisë duket se përfshin 300 të burgosur, që është dyfishi i 150 grave dhe fëmijëve të burgosur që Izraeli ka rënë dakord të lirojë në pauzën fillestare katër-ditore.

Ka pasur reagime të shumta për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërkombëtarët që e kanë cilësuar një arritje të madhe.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mirëpritur marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit që siguron një armëpushim 4 ditor si dhe lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Ai tha se marrëveshja duhet të sjellë në shtëpi pengje të tjera amerikane dhe se nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjithë.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga grupi terrorist Hamas gjatë sulmit të tij brutal kundër Izraelit më 7 tetor”, tha Biden.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjen mes Hamasit dhe Izraelit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se marrëveshja për lirimin e pengjeve ishte “rezultat i diplomacisë së palodhur dhe përpjekjeve të shumta në të gjithë Departamentin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara”.

“Ndërsa kjo marrëveshje shënon përparim të rëndësishëm, ne nuk do të pushojmë për sa kohë që Hamasi vazhdon të mbajë pengje në Gaza”, tha Blinken.

Majed Al-Ansari, zëdhënës zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, ka lëshuar një deklaratë mbi marrëveshjen e pengjeve, duke thënë:

“Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë rënë dakord për këtë marrëveshje pas javësh negociatash intensive. Katari ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë, për të cilët shprehim mirënjohjen tonë. Fokusi ynë tani është që të dyja palët t’i përmbahen kushteve të marrëveshjes. Detajet përfshijnë vëzhgimin e një pauze humanitare katër-ditore për të lehtësuar lirimin e një numri pengjesh civilë në këmbim të të burgosurve të mbajtur në burgjet izraelite. Marrëveshja mund të zgjatet nëse bihet dakord për lirimin e pengjeve të tjera. Shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë hapi i parë drejt de-përshkallëzimit dhe sigurimit të një armëpushimi afatgjatë, i ndjekur nga një proces politik gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund këtij konflikti dekadash", tha Majed Al-Ansari.

Për lirimin e pengjeve ka reaguar edhe ministria e Jashtme franceze duke thënë se do të ketë francezë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen.

Ora 08:18
Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit indonezian në Gaza

1700637997_iz.jpg

Foto nga evakuimi i njerëzve në spitalin Indonezan në Gaza

Mounir Al-Barsh, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, i tha medias Al Jazeera se ushtria izraelite kishte urdhëruar evakuimin e spitalit indonezian në qytetin e Gazës. 

Rreth 500 pacientë dhe mjekë nga spitali indonezian, i vendosur në Gazën veriore dhe në skenën e sulmeve dhe luftimeve në ditët e fundit, arritën të evakuohen në një operacion të ri të koordinuar nga agjencitë humanitare, thanë Kombet e Bashkuara. Evakuimi u krye një ditë pas një sulmi në qendrën spitalore që vrau të paktën 12 persona, thuhet në raportin e OKB-së.

Spitali indonezian ishte i vetmi objekt në Gazën veriore që trajtonte ende pacientë. Por që nga e hëna (20 Nëntor) spitali ka qenë në vështrimin e forcave izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra i tha France Presse dje se Izraeli po "rrethonte" spitalin.

"Ne kemi frikë se e njëjta gjë që ndodhi në al-Shifa do të ndodhë atje", tha ai

Ora 07:33
Rusia: Ne mirëpresim marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas

1700258188_1x1.jpg

“Moska mirëpret marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit" për një pauzë humanitare katër-ditore në Gaza, tha për agjencinë Tass zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Moska mirëpret marrëveshjen e armëpushimit, të cilën Rusia e ka bërë thirrje që nga përshkallëzimi i konfliktit”, tha Zakharova, duke vlerësuar veçanërisht përpjekjet e Katarit për de-përshkallëzimin.

Ora 07:28
Marrëveshja për armëpushim, Biden: Jashtëzakonisht i kënaqur, do lehtësojë vuajtjet e palestinezëve të pafajshëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për katër ditë armëpushim. Në një deklaratë për mediat, Biden thotë se është "jashtëzakonisht i kënaqur" për arritjen e kësaj marrëveshje përmes së cilës do të lirohen 50 pengje.

“Jill dhe unë i kemi mbajtur pranë zemrës sonë të gjithë ata që mbahen peng dhe të dashurit e tyre këto javë dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që disa prej këtyre shpirtrave të guximshëm, të cilët kanë duruar javë të tëra robërie dhe sprovash të papërshkrueshme, do të ribashkohen me familjet e tyre pasi kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht”.

Biden falënderoi Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani të Katarit dhe Presidentin Abdel-Fattah El-Sisi të Egjiptit për "lidershipin dhe partneritetin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje".

Ai tha gjithashtu se "vlerëson angazhimin që kryeministri Netanyahu dhe qeveria e tij kanë bërë për të mbështetur një pauzë të zgjatur për të siguruar që kjo marrëveshje mund të përfundojë plotësisht dhe për të siguruar ofrimin e ndihmës humanitare shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gaza. ".

“Si President, unë nuk kam prioritet më të lartë se të garantoj sigurinë e amerikanëve të mbajtur peng në mbarë botën”, shtoi ai. "Marrëveshja e sotme është një dëshmi e diplomacisë së palodhur dhe vendosmërisë së shumë në administratën tonë që i janë përkushtuar misionit për të sjellë amerikanët në shtëpi."

Një reagim pati edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se "Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve, përfshirë shtetas amerikanë, të mbajtur nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael".

"Nuk mund ta imagjinoj sprovën që secili prej tyre duhet të durojë gjatë javëve të fundit," tha ai. "Ndërsa kjo marrëveshje shënon përparim të rëndësishëm, ne nuk do të pushojmë për sa kohë që Hamasi vazhdon të mbajë pengje në Gaza. Prioriteti im kryesor është siguria dhe siguria e amerikanëve jashtë vendit dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të siguruar lirimin e çdo pengu dhe të shpejtë. ribashkimin me familjet e tyre”.

Ora 07:23
Lufta/ Arrihet marrëveshja për armëpushim, Katari: Do shpallet brenda 24 orëve

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord të mërkurën për një pauzë katërditore të luftime për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë armëpushimi. Katari, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes, ka lëshuar një deklaratë.

Ata thonë se “ora e fillimit të pauzës do të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme”.

Më pas, pauza do të zgjasë për katër ditë, shtojnë ata.

SI.E./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 22/11/2023 11:48

    Borelj është prorus njësoj si ky tradhtari i gjatë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta