Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa kanë debatuar ashpër gjatë darkës së zhvilluar në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se Vuçiç i ka kërkuar llogari Mustafës në lidhje me një vendim të qeverisë së Kosovës, për kalimin në pronësi të kësaj republike të aseteve të ish-Republikës Jugosllave, duke përmendur këtu Trepçen në Mitrovicë.
“Ju nuk mund t’i grabisni kështu pronat tona”, i ka thënë Vuçiç Mustafës, duke argumentuar se ato asete te ish-regjimit të Titos i përkasin Serbisë. Ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës mësohet të jetë shprehur se "ato janë pasuri të Kosovës dhe se Beogradi nuk ka të drejtë të ndërhyjë".
Sipas gazetës serbe, debati është zhvilluar në prani të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Rama, Vuçiç dhe Mustafa zhvilluan këtë të mërkurë një darkë në Sarajevë e para e këtij lloji që ul tre liderët në një tryezë, me ftesë të kryeministrit të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiç.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com