Gazeta spanjolle: Miqësitë e reja
të Costa Nostra-s në Shqipëri

Gazeta spanjolle: Miqësitë e reja<br />të Costa Nostra-s në Shqipëri<br>
“Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës”. Gazeta spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull situatës së kanabisit në Shqipëri si dhe bashkëpunimit me grupet kriminale italiane pas fuqizimit në vitet e fundit.

Gazeta spanjolle e nis artikullin duke iu referuar një aksioni të policisë italiane në nëntor 2016, e cila njoftonte se kishte çmontuar një rrjet mafioz me qendër në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria dhe pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë.

"Operacioni i nisur në vitin 2013 zbuloi përfaqësuesin e familjes mafioze të Carollo de Palermo, djali i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, që kishte miqësi të Cosa Nostra-s me grupet kriminale në Shqipëri.

DIA, raportoi se ishin regjistruar sinjale të aktivitetit të Cosa Nostra-s edhe në vendin e vogël ballkanik. Pak kohë pas operacionit të njohur “Rubens”, që çoi në arrestimin e 6 personave në Katania, u sekuestruan edhe 1 ton marijuanë në territorin shqiptar".

Shkrimi vijon duke theksuar se "Droga, e prodhuar në Shqipëri, që vitet e fundit është quajtur “Kolumbia e Europës” nga roli në rritje i bandave të tyre në trafikun ndërkombëtar kishte lundruar në brigjet e rajonit të Pulias dhe pastaj në rrugë tokësore transportohej në Kalabri, kryesisht nga dy grupet mafioze Sacra Corona Unita dhe Ndrangeta. Nga Kalabria, narkotikët përfundimisht dërgohen në Sicili.

Këto ishin shenja që diçka e re po eksperimentohej. “Duhet ta kuptojmë që historikisht krimi shqiptar nuk ka pasur një lidhje direkte me Cosa Nostra-n, siç ka ndodhur me Sacra Corona Unita-n të Pulias apo Ndragetën kalabreze. Kjo është edhe çështje gjeografike, pasi brigjet e Shqipërisë janë më afër rajonit të Pulias në distancë, ndërsa për Sicili ka largësi më të madhe. Mund të arrihet në përfundimin se po krijohet një lidhje më e madhe mes grupeve mafioze italiane” thotë Antonio Ingroria, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze.

Gazeta shkruan “Duket se Cosa Nostra po kërkon të “blejë” partnerë të rinj, pas goditjeve të shumta të shtetit italian në vitet e fundit. Në muajin tetor, Guardia di Finanza shkatërroi një rrjet tjetër, por këtë herë jo në Palermo, por në Katania, një qytet tjetër sicilian. 4 italianë dhe 3 shqiptarë u ndaluan. Sipas hetimeve, grupi kishte mundur të transportonte nga Shqipëria në Sicili, marijuanë dhe kallashnikovë, nga të cilat priteshin 20 milionë euro të ardhura".

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu