Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve njoftoi se të paktën 70 gazetarë janë vrarë në detyrë në vitin 2013. Në këtë listë përfshihen edhe 29 gazetarë të vrarë gjatë luftës civile në siri, si dhe 10 në Irak.
Të vdekurit në Siri përfshinin një numër qytetarësh gazetarë të cilët punonin me mediat e huaja për të dokumentuar luftimet në vendin e tyre të lindjes.
Ndërkohë në Egjipt numri i gazetarëve të vdekur shkon në 6, ku 3 prej të cilëve humbën jetën gjatë përleshjeve të protestuesve kundër largimit nga pushteti të ish-presidentit Morsi dhe ushtrisë, më 14 gusht.
Zv. Drejtori i komitetit, Robert Mahoney tha në një deklaratë se Lindja e Mesme është bërë një fushë vrasjeje për gazetarët. Mahoney bëri thirrje se komuniteti ndërkombëtar duhet të triumfojë mbi të gjitha qeveritë dhe grupet të armatosura, të cilat duhet të respektojnë statusin civil të reporterëve.
Një fakt interesant është se për herë të parë në 10 vjet, asnjë gazetar nuk është vrarë në detyrë, në Meksikë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është duke shqyrtuar vdekjen e 25 gazetarëve të tjerë në 2013, të cilët nuk janë përfshirë në këtë listë të përvitshme, për të parë nëse shkaku i vdekjes së tyre kishte të bënte dhe me profesionin e tyre.
Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com