Gazetarët në protestë pas
dhunës ndaj gazetari të njohur

Gazetarët në protestë pas<br />dhunës ndaj gazetari të njohur<br>
Një ditë pas sulmit kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, në sheshin "Skënderbeu" në kryeqytet u mbajt një aksion protestues në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-së, ka thënë se sulmi i djeshëm tregon se gazetarët po përballen me luftë, pasi institucionet kanë dështuar t`i sjellin para drejtësisë sulmuesit e gazetarëve. Ndërsa vetë Vehbi Kajtazi ka thënë se është sulmuar pas një serie shkrimesh gjatë javës së kaluar.

Gazetarët kosovarë kanë protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar sulmet të cilat kanë ndodhur së fundmi ndaj tyre. Gazetari Vehbi Kajtazi, i cili u sulmua dje, tha se kjo dukuri po bëhet shqetësuese derisa ka lëshuar akuza se sulmuesit e gazetarëve janë të lidhur me politikën.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, tha se situata e sigurisë për gazetarët është përkeqësuar dhe se sistemi i drejtësisë po tregon neglizhencë sa u përket këtyre rasteve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  po ashtu kërkoi trajtim më të shpejtë të rasteve të cilat gjenden nëpër gjykata dhe prokurori/ RTK.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…