Gazetarëve të Gjirokastrës
denoncon kërcënimet ndaj Skuqit

Gazetarëve të Gjirokastrës <br />denoncon kërcënimet ndaj Skuqit
GJIROKASTER - Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës, denoncoi kërcënimet në adrësë të gazetarit të ATSH, Telnis Skuqi, njëkohësisht anëtar i këtij unioni, nga ana e pronarit të RTV ALPO.

“Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës, e shikon të rrezikshme dhe tepër shqetësuese, kërcënimin e një dite më parë dhe të kohë pas kohshëm, të pronarit të RTV ALPO, ndaj gazetarit Telnis Skuqi pasi ky i fundit, kishte botuar në një të përditshme dhe në ATSH, një material investigativ që ngrinte një problem jetik dhe real, në median shqiptare, sic është ai i informalitetit”, sqaron një komunikatë për shtyp e Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës.

“Zoti Skuqi me profesionalizëm të lartë dhe i vlerësuar jo pak herë nga shoqata gazetarësh vendase dhe të huaja për rolin e tij në raportimin e shkuruar në disa gjini gazetareske – vazhdon njoftimi - ka dëshmuar me fakte dhe me botëkuptim logjik në shkrimin e tij të para disa javëve, sesi një media abuzon me ligjin dhe me gazetarët dhe për këtë, zoti Skuqi, nuk bëri gjë tjetër vecse i’u referua burimeve zyrtare nga ana e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, që media në fjalë, nuk kishte të punësuar me kontrata individuale apo kolektive, gazetarët dhe teknikët e vet. Pra zoti Skuqi, ka cituar burime zyrtare duke mos shkelur asnjë nen të Kodit Civil apo dhe të Kodit të Procedurës Penale që mund të shfrytëzohej nga të dytët apo të tretët si shpifje apo objekt gjykimi. Kjo është norma e çdo gazetari për një raportim objektiv dhe të paanshëm përfshirë edhe sensibilitetin që ka gjithkush nga ne, të denoncojë faktet kur kolegët tanë të nderuar, punojnë në të zezë”, thotë Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës.

Ky union “kërkon nga pronari i RTV ALPO, të ndalë menjëherë sulmet verbale dhe kërcënimet përmes postës elektronike, në adresë të gazetarit Telnis Skuqi” dhe fton “pronarin e RTV ALPO, të kërkojë falje publike në median që ai administron duke dëshmuar se gjithcka që ndodhi, i përket të kaluarës dhe bashkë me të, të zotohet se të gjithë gazetarët e medias që ai drejton, t’i sigurojë konform dispozitave ligjore që përcakton Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj