Gazetari sportiv Eduard Ilnica i është rikthyer punës së tij në pasqyrimin e lajmit sportiv. Për të analizuar fitoren e Skënderbeut ndaj Partizanit, ndeshja që shpalli fituesin e kampionatit shqiptar, Eduard Ilnica ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.
Ai deklaroi se është mirë fizikisht dhe i është rikthyer me kohë të plotë punës së tij si gazetar.
Gjatë emisionit ka analizuar përfundimin e kampionatit ku Skënderbeu u shpall kampion i Suprligës.
“Edhe nga ana shëndetësore jam shumë mirë. Jam rikthyer në punën time të përditshme. Cështja e dhunimit tim është në prokurori tashmë dhe kjo cështje do të vijojë. Mendoj se ajo që ndodhi ishte thjeshtë një aksident, një shfryrje moment” tha ai.
I pyetur nëse dhuna e pësuar ka pasur pasoja për punën e tij ai u shpreh se nuk do të heq dorë asnjëherë nga sporti pasi është pasioni i tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO