“Nuk është lajm nëse qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”. Dhe lajmi i pazakontë ka ndodhur vërtetë.
Në Karolinën e Veriut policia ishte vënë një ndjekje të një 22 vjeçar me emrin Glaspie Travis i kërkuar për armembajtje pa leje dhe drogë. Në një moment qeni i policisë Maks e arriti dhe e kafshoi mbi ije. Pikërisht në këtë moment djaloshi i është kthyer me të njëjtën monedhë.
“Nuk isha kafshuar asnjëherë nga ndonjë qen, prandaj e kafshova në vesh” - tregon djaloshi.
Gazetari që jep lajmin në një tv amerikan thotë se qeni është shtruar në spital pasi gati sa nuk humbi një copëz të veshit, ndërsa djaloshi tregon dhëmbët e mprehtë. Qenit i janë dashur shumë të qepura për të mjekuar plagën dhe mund të kthehet në shërbim vetëm pas disa javësh. Ndërsa mbi Glaspie, i kërkuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë, rëndon tani edhe akuza e sulmit mbi qenin polic.