Gazetarët "investigativë", tani konkurrojnë... pornografinë

Gazetarët

''Gazetarët investigativë'' në Shqipëri na kanë mësuar tashmë prej vitesh me ''zbulimet'' e tyre të detajuara. Për çdo skandal, i dinë të gjitha. Për çdo arrestim njohin të gjithë prapaskenat, për çdo vrasje njohin të gjitha pistat, për çdo përgjim, dinë çdo fjalë, sidomos ato që nuk rregjistrohen. Kulmi arriti te tregimi i një video me Elvis Martinajn që u ofronte sekuestruesve të vet miliona euro vetëm që të mos e vrisnin dhe që një nga këta sharlatanët investigativë betohej se e kishte parë personalisht edhe pse nuk kishte mundesi për ta publikuar. Disa nga këta ''gazetarë investigativë'' asistojnë në vrasje para se të kryhen dhe tregojnë se ç'thonë viktimat edhe pak para se të vdesin. Me një fjalë, fantazia e tyre është e pa fre. Dinë çdo gjë për të gjithë e gjithçka dhe natyrisht dinë më shumë se dhe hetuesit, prokurorët dhe shpesh herë më shumë se vetë protagonistët. 

Ti shohësh tani që janë vënë në garë se kush di më shumë detaje nga video ku shihet A.K. në marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit, është një skenë pa precedentë. Goj...rja e Kukësit e ka çuar ''gazetarinë investigative" në esktazë, në nivelin e vet maksimal. Më në fund gjetën një temë të denjë për ta dhe që njohin, edhe këtë herë, çdo gje: përpara, gjatë dhe pas marrëdhënies. Urojmë të mos e ekzagjerojnë me detajet. 

Deri më tani shumë prej nesh i kanë ndjekur fantazitë e sharlatanëve investigativë me atë kuriozitetin e sëmurë që shihen dhe portalet porno: Jo pse i besojmë, po thjeshtë për të parë se deri në çpikë arrin fantazia njerëzore edhe duke e ditur që është vetëm një film. Tani më në fund një pjesë e gazetarisë investigative ka gjetur fushën e vet dhe prodhon pornografinë e vërtetë. 

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare