Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, gjatë bisedës me gazetaren Migena Sotiri, u shpreh se nëse hetimi i tentativës së rrëmbimit të Aurel Gunit do të shkojë deri në fund, atëherë shumë ngjarje të tjera kriminale do të zbardhen. “Për mua s’ka rëndësi ministri i radhës. Paratë e këtyre grupeve vijnë nga jashtë. Pati arrestime vitin e shkuar, u ndërrua kupola drejtuese. Xhafaj tha se do t’i godasim. Tha se nuk iu dinte mbiemrat, por e rëndësishme është që të mos lejohet që banorët të jenë nën presion. Bizneset nuk operojnë lirisht. Grupe të tilla kështu funksionojnë. Pengmarrjet që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Elbasan e tregojnë mësë miri këtë gjë. Por unë di të them, që nëse kjo ngjarje zbardhet, atëherë do të zbardhen edhe shumë ngjarje të tjera kriminale në këtë qytet.”-u shpreh gazetari.
Lajmi kryesor: