Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj Dorian Duçkës, emri më i lakuar pas arrestimit të agjentit të FBI Charles McGonigal.
Por gazetari Habjon Hasani ka bërë një postim në rrjete sociale ku i kërkon Berishës të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë se si Lirie Berisha i kërkoi ndihmë vite më parë Dorian Duçkës përmes Ilir Metës. Aso kohe, Duçka ishte pjesë e LSI dhe sipas gazetarit, Meta ndërhyri tek ai që të bënte të mundur sigurimin e vizës për jashtë shtetit motrës së saj, burri i të cilës u vra në Gërdec.
“Doktor, është problem i madh kur ne nje moshe te caktuar, ne te cilën te nevojiten bastunë te qendrueshem, rrethohesh nga imbecile te painformuar.
Per te kuptuar dhe njohur se kush janë ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesësh kunatën tende, zonjën Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).
Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende. Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.
Kur te ta thotë kunata shtetin, aty qëndro. Merr fryme thelle se aty i kane rrënjët dhe ortaket e Dorianit.
Urime partise se bythkave”, shkruan ai.
Dorian Duçka përmendet se është mik me të pandehurin McGonigal. Në dosje thuhet gjithashtu se më 9 shtator 2017, ‘personi B’ shoqëroi të pandehurin McGonigal në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, takimi që vetë Edi Rama e ka pranuar duke e konsideruar krejt normale dhe të ligjshme
Por kush është Dorian Duçka? Duçka ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por Sali Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka pasur në qeverinë e përbashkët me Metën. Madje shpesh ai përmendej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic, me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.
Dorian Duçka ishte përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës në koalicionin 2009-2013 me Sali Berishës, drejtor i Integrimit në Ministrinë e Energjetikës dhe përmendet në media edhe si "nipi" i Ilir Metës. Dorian Duçka ka qenë zëvendës ministër i Energjetikës me LSI-në edhe në periudhën 2013-2015. Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve.