Gazetari Dervishi: 20 gjeneralëve u janë sekuestruar telefonat për dosjen për pronat e ushtrisë! 70% e policisë të përfshirë në përgjimet SKYECC

Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv u diskutua në lidhje me dosjen e bujshme që po heton SPAK. Gazetari Ferdinand Dervishi tha për gazetaren Besmira Pelushaj, se në optikën e tij 3 janë dosjet më të mëdha, të cilat shtrihen tek shumë persona që kanë abuzuar me pushtetin. Sipas Dervishit, është dosja për inceneratorët.

Po ashtu edhe ajo për pronat e ushtrisë, ku rreth 20 gjeneralëve të ushtrisë u janë sekuestruar telefonat. Si dhe dosja përpërgjimet SKYECC, ku dalin të përfshirë 70% e policisë. Sipas gazetarit, dyshohet se dorëheqja e Ardi Veliut, nga kreu i AMP-së ka lidhje pikërisht me dosjen e  mesazheve SKYECC dhe Ecrochat.

‘Dosjet e mëdha janë inceneratorët, që shtrihet tek shumë persona. Flitet që edhe Damian Gjiknuri është i përfshirë. Po ashtu dosje tjetër është ajo për pronat e ushtrisë si dhe dosja e përdorimit të telefonave që përfshin policinë e shtetit.

Është edhe dosja për pronat e ushtrisë rreth 20 gjeneralëve të lartë u janë sekuestruar telefonat celularë. Bëhet fjalë për prona në bregdet. Di që ministrja Olta Xhaçka për këtë arsye nuk u rizgjodh më. Dosja e pronave të ushtrisë është shtrirë shumë. Është marrë në pyetje Kollçaku, si dhe presidenti, i cili ka qenë shef i Forcave të Armatosura.

Dosja e tretë është dosja e përdorimit të telefonave, (encrochat) që përfshin policinë. Duke filluar që nga niveli shef komisariati e ka pasur këtë telefon dhe mbajtja e tij është është baraz me diçka që ti fsheh. Ky është një hetim shumë i gjerë pasi ka mijëra mijëra faqe. Mendohet se dorëheqja e Ardi Veliut ka lidhje me këtë çështje. I bie që përdorimi dhe kapja e diçkaje të përgjuar, të rrëzohet gjithë policia e shtetit.’- tha Dervishi.

Për gazetarin Dervishaj, SPAK-u është investim amerikan dhe gjëja më e mirë që u ka ndodhur shqiptarëve sa i përket drejtësisë.

‘SPAK-u investim amerikan dhe është gjëja me e mirë që u ka ndodhur shqiptarëve sa i përket drejtësie mund ta krahasoj me lëvizjen e lirë pa viza. SPAK nuk kontrollohet nga askush është investim amerikan janë paguar para të mëdha dhe kontrollohet gjithçka prej tyre. Amerikanët e kanë nën kontroll dhe jep llogari tek ata jo tek politika.’- tha Dervishi.

Nga ana tjetër avokati Spartak Ngjela, u shpreh se ndërkombëtarët kanë premtuar që t’u kthejnë shqiptarëve paratë e grabitura nga politikanët e korruptuar.

‘Po i qëndroj fakteve. Politika amerikane thotë e drejtojmë ne, se ata e financojnë ata i ka dhënë mbrojtjen. Nuk mund të marrësh njerëz të përfolur që ti zgjedhësh aq lart sa ti bësh kryeministër. Jo çdo njeri zgjidhet për të drejtuar shtetin. Një korrupsion kaq i madh sa ka ndodhur në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë shtet tjetër të Evropës. Dënimi penal është pa vlerë fare se dënimet janë të vogla. Erdhi një moment i caktuar që të gjithë synonin shtetin për tu pasuruara.’- tha Ngjela.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazepi: 14/11/2023 16:26

    Bravo Dervishit eshte gazetar i mire dhe i rradhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren