Gazetari i
Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, ka zbuluar pasuritë befasuese që posedojnë
shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Në një lidhje direkte në emisionin 'Repolitix', në Report Tv, gazetari Doçi veçoi disa nga kandidatët, që rezultojnë me të ardhura tepër të larta, mes të cilëve ishte kandidati Arqile Koça, i cili rezulton pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet i kushtojnë 10 mijë euro.
Më tej, gazetari i
Shqiptarja.com zbuloi dhe kandidatin për kryeprokuror të apasionuar pas makinave, që është Ferdinand Elezi, ku vetëm në vitet e fundit ka ndërruar 7 makina me vlera të larta. Elezi posedon katër pasuri të paluajtshme, shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe një apartament banimi në Tiranë. Gjithashtu, Doçi zbuloi dhe dy kandidatët që rezultojnë me një pasuri modeste, që janë Arta Marku dhe Granit Shahu.
Deklarata e gazetarit Adriatik Doçi:
Nga verifikimet e kryera rezulton se disa nga 7 kandidatët posedojnë një pasuri befasuese në raport me të ardhurat e deklaruara, që mund të vinte në pikëpyetje dhe testin e Vettingut, në raport me pasuritë.
Arqile Koça rezulton që më 2001 ka marrë një kredi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, e rimbursuar nga shteti. Por, ai ka në pronësi 5 apartamente, ka shitur një apartament në Dajt me sipërfaqe 120 m/2, ndërsa ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet kushtojnë 10 mijë euro.
Ferdinand Elezi është i pasionuar pas makinave, ku ka ndërruar vitet e fundit 7 makina me vlera të larta. Sa i takon pasurive të paluajtshme, posedon 4 pasuri të tilla. Shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe apartament banimi mnë Tiranë.
Besnik Muçi deklaron rreth 7 pasuri të paluajtshme, vitin e fundit (2016) ka blerë aparmanet me vlerë 75 mijë euro në Tiranë, që e justifikon me të ardhura nga bashkëshortja, hua dhe kredi. Ka shtëpi banimi, deklaron tokë truall, si dhe të ardhura nga një vresht në Pogradec.
Artur Selamin me pasuri modeste, posedon depozit bankare me vlerë 25 mijë dollarë. Më 1999 ka marrë kredi 10 mijë euro për blerje banese, nuk posedon pasuri të paluajtshme.
Arta Marku rezulton gjithmonë me të ardhurat e ligjshme, ka pasuri të ligjshme dhe normale. Dy apartamente në Shkodër, që i justifikon me pagat dhe kredi.
Ermira Tafani posedon llogari rrjedhëse 9 mijë dollarë, si dhe të ardhurat e tjera në emrin e bashkëshortit, që merret me biznes.
Granit Shahu ka pasuri modeste referuar deklaratave të pasurive. Ka makinë Range Rover dhe 17 milionë lekë të vjetra cash. Ka marrë kredi më 2015 në vlerën 25 mijë dollarë për blerje banese.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: 'Kunata' e Belo Këlliçit regjizorja e Babale 3! Llagami-Bushka, shpresa e fundit e PD për të rrëzuar Ramën
19 Mars, 10:27
-
Kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
-
Adriatik Doçi: Berisha tallet me demokratët, u thotë se shifra 59 mijë është më e vogël se sa 51 mijë
3 Mars, 22:42
-
Gazetari Doçi: I kërkuan llogari Veliajt pse fshehu fustanet e gruas, s'panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como e udhëtimet me charter
15 Shkurt, 14:09
-
Hetimet ndaj Veliajt, Adriatik Doçi: Prokurori Ols Dado ka konflikt interesin me kryebashkiakun, ka marrë leje pallati! Gjyqtari Bani me hotel në Sarandë, del te 'Toyota Yaris'
12 Shkurt, 18:00
-
Ngrijnë fondet amerikane, Doçi: SPAK nuk do futet në krizë ekonomike! Avokati: Preken vetëm disa trajnime! Gazetari: PD dhe PL kanë hapur debat absurd sikur SPAK-u vdiq
30 Janar, 22:00
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14