Nëna e Klodi Lesit i cili masakroi gruan greke, i bën thirrje me lot në sy djalit të saj të dorëzohet pasi ai aktualisht është në arrati. Detajet dhe imazhet e nënës së Lesit i sjell përmes një reportazhi gazetari grek i cili ndodhet në shtëpinë e Klodit dhe bisedon me nënën e tij.

"U largua nga Shqipëria kur ishte 14 vjeç, ndenji një vit si emigrant në Greqi më pas u largua drejt Anglisë ku qëndroi 6 vjet dhe pamundësia për të jetuar atje bëri që ai të kthehej. 

Nëna e Klodit Pashja tregon se nuk ka komunikuar me djalin në këtë kohë që ai është arratisur dhe nuk di asgjë për nipin 3 vjeçar që ai e ka marrë me vete."- thotë ajo për gazetarin e emisionit “Tatiana Live”

Në reportazhin e tij, gazetari ka filmuar hyrjen e qytetit të Rubikut,  duke treguar se është vetëm një orë larg Tiranës dhe ka marrë rrugën pa rrugë me shkurre e ferra të fshatit ku jetoi Lesi dhe u takua me nënën e tij.

Gazetari kërkon nga e ëma e Klodit nëse ka ditur diçka lidhur me konfliktin që ai ka patur me bashkëshorten e tij por ajo e mohon këtë fakt.
"Unë e njoha gruan e tij sepse ai e prezantoi në shtëpi por nuk ndërhyra ti thoja nëse ishte e mirë apo ta pyesja si shkonte me të pasi ai ishte i zoti i vetes dhe kishte jetën e tij.Nuk di të më ketë folur për konflikte me të"-shprehet nëna me lot në sy

Lidhur me arratinë e djalit të saj Znj.Pashe u shpreh në intervistë se, nuk dinte shumë gjëra; kishte pasur pak komunikim me të birin, hera e fundit kishin qënë Pashkët e viti të kaluara, e dinte se ishte martuar me një greke, por nuk kishte ndërhyrë në vendimet e tij. Megjithatë, ajo, e prekur,  i bëri thirrje të birit të dorëzohet sa më parë, sidomos për hatër të fëmijës.

Vrasja e 41-vjeçares greke nga bashkëshorti i saj shqiptar ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ndërsa kërkimet për 35-vjeçarin shqiptar Klodi Lesi vazhdojnë edhe në kufi me Shqipërinë, mediat greke kanë zbardhur detaje nga krimi makabër. 

Tërbimi i shqiptarit Klodi Lesi ishte aq i madh saqë kishte thyer edhe thikën me të cilën vrau gruan. Ai qëlloi 7 herë me thikë viktimën dhe goditja fatale ishte kur e goditi në kokë me forcë, aq sa thika u thye në kafkën e 41-vjeçares. 

Redaksia online
(Sab.M/shqiptarja.com)