Gazetari hero shkoi për të raportuar zhdukjen e 2-vjeçarit të humbur por e shpëton atë

 Gazetari hero shkoi për të raportuar zhdukjen e 2-vjeçarit të humbur por e shpëton atë

Giuseppe Di Tommaso, gazetari italian është kthyer në hero ditën e djeshme pasi ka shpëtuar jetën e një fëmijë dy vjeçar i cili ishte raportuar i humbur.

2-vjeçari Nicola Tanturli ishte raportuar i humbur në një pyll, pranë banesë së tij ndërkohë që gazetari ndodhej në zonë për të raportuar mbi ngjarjen. Në momentin që gazetari ka dëgjuar fëmijën duke qarë në pyll ka vrapuar për ta marrë atë dhe kishte ta shpëtonte atë.

“Këtë mëngjes, ndërsa isha në makinë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra.U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: “Mami”. Më pas u afrova dhe pash Nicola-n. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një makinë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe morën djalin e vogël”,  tha gazetari për mediat vendaser.

Veprimi i gazetarit ka nxitur vlerësime të shumta dhe jo pak e kanë quajtur atë si hero. Por për gazetarin momenti kur ai vogëlushi është takuar me të emën është momenti më emocionues i karrierës së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë