Gazetari holandez vritet me
snajperi në Sirt, Libi

Gazetari holandez vritet me<br />snajperi në Sirt, Libi
Një gazetar holandez është vrarë në Libi, bën të ditur AFP duke cituar deklaratën e mjekut.

Mjeku Akram Glivan, zëdhënës i spitalit në Misrat ku mjekohen luftëtarët qeveritarë, ka thënë se gazetari Jeroen Oerlemans, 45 vjec është goditur në gjoks nga një snajper.

Ai është qëlluar teksa raportonte për ofensivën kundër ISIS-it në vendin e quajtur Sirt, territor i ekstremistëve, 450 kilometra nga kryeqyteti Tripoli.

Por Oerlemans u rrëmbye e u plagos në Siri edhe në vitin 2012 sëbashku me fotografin britanik, John Cantlie (ne te djathte te fotos). Të dy u liruan nje javë më vonë.

Oerlemans më parë kishte mbuluar konfliktet në Afganistan, Siria dhe Libia, si dhe ka shkruar një sërë histori mbi udhëtimin e emigrantëve nga vendet e konflikteve në drejtim të Europës.
gazetari

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025