Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetin X, Vogel e cilësoi këtë pretendim të pabazë, duke theksuar se as ai dhe as gazeta nuk janë paguar për këtë raportim.

Ende nuk dihet nëse gazetari do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Berishës, i cili vijon të jetë i ndaluar të hyjë në SHBA.

Çfarë deklaroi Berisha dje 

"Edi Rama është i shkallmuar. Është kryeministri më i damkosur në Europë. Si kukull e George Soros. Dy ditë më parë, vetë ose me të tjerë pagoi 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”