Gazetari i Top-Channel Marin Mema,
shpallet "Non Grata" në Greqi

Gazetari i Top-Channel Marin Mema,<br />shpallet "Non Grata" në Greqi
Policia greke ka ndaluar gjatë mesditës së sotme, në pikën e kufirit të saj në Qafë Botë gazetarit e televizionit Top Channel, Marin Mema, duke e cilësuar atë si element që përbën rrezik kombëtar për shtetin grek.

Bëhet e ditur se gazetari ka qenë duke udhëtuar me familjen e tij për të kaluar pushimet në shtetin fqinj në momentin kur është ndaluar nga pala greke, duke i komunikuar se emri i tij ndodhej në listën e personave që përbenin rrezik kombëtar për këtë shtet. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Shkaqet për këtë masë mësohet të jenë dy reportazhet që Mema ka realizuar në tokën greke. I pari kishte të bënte me trajtimin e problematikës në krahinën e Çamërisë dhe tjetri paraqiste fshatin e lindjes të patriotit shqiptar Papa Kristo Negovani. Edhe gjatë realizimit të reportazheve autoritetet greke kanë ndaluar grupin e xhirimit të Top-Channel.

Sipas gazetës IDEA gazetari kishte telefonuar  pranë Ministrisë së Jashtme të vendit tonë për të kërkuar ndihmë, por i është komunikuar se nuk kanë fuqi për të ndikuar në një vendim të tillë të autoriteteve greke.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së

112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së