Talenti Armando Broja duket se ka mahnitur edhe gazetarin e njohur italian, Karlo Pelegati, me paraqitjet e tij tek Sauthemtoni.
Pelegati, i cili është me lidhje të ngushta me klubin e Milanit, ka treguar preferencën e tij për ekipin italian. Në një bashkëbisedim me tifozët kuqëzinj në rrjetet sociale, i pyetur se kë pëlqente më shumë mes Brojës dhe Skamakës për sulmin e Milanit, ai zgjodhi talentin shqiptar.
"Unë preferoj Brojën sepse kërkoj lojtarë ndërkombëtarë dhe ai duket më i pjekur se Skamaka për të luajtur në një ekip të madh," u shpreh ai.