Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlorë, në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit, kur u përball me disa pyetje të gazetarin italian të "La7", Danilo Lupo.
Gazetari italian, i është drejtuar kryeministrit me pyetjen ‘nëse është e mundur të investohet në Shqipëri’, duke iu referuar protestave që kundërshtojnë ndërtimin në Zvërnec. Rama i është përgjigjur se Shqipëria është një vend demokratik.
Më tej Lupo e ka pyetur Ramën duke i thënë ‘a nuk ju duket se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?’.
Rama i është përgjigjur me humor se i ulet në gjunjë vetëm kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Pjesë nga diskutimi
Danilo Lupo: Zoti kryeministër mirëmbrëma! Si ia çoni! A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?
Rama: Çfarë?
Danilo Lupo: A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?
Rama: Pse çfarë ka ndodhur?
Danilo Lupo: Sepse janë këto protestat…
Rama: Shqipëria është një vend demokratik.
Danilo Lupo: Edhe kjo është e rëndësishme.
Rama: Jeta ecën përpara, punët po ashtu.
Danilo Lupo: Po ju a nuk iu besoni se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?
Rama: Unë i bie në gjunjë vetëm Giorgia Melonit.
Danilo Lupo: Po Trumpit?
Rama: Më ke parë ndonjëherë në gjunjë?
Danilo Lupo: Ivanka Trumpit ndoshta...?
Lajmi kryesor:
Rama takim me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë! 500 mijë veta të dalin në protestë, s’mjaftojnë për të ndalur projektin
