Menjëherë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Vlorës.
Report TV mëson se kreu I qeverisë pritet të zhvillojë rreth orën 17:00 një bisedë me banorët e zonës së Zvërnecit në lidhje me projektin e resortit turistik, që ka nxitur protesta në Tiranë dhe disa rrethe. Biseda mund të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në Pallatin e Kulturës së qytetit të Vlorë.
Në daljet e shpeshta publike të kryeministrit Rama pas shpërthimit të protestave, kreu i qeverisë ka sqaruar mbi statusin e investimit, nga i cili thotë se nuk do të tërhiqet pasi 4 miliardë dollarë do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër zhvillimi të turizmit.
Një ditë më parë, nga parlamenti, Sali Berisha akuzoi mazhorancës se po organizonte një anti-miting në Vlorë me qëllimin për të sfumuar protestën qytetare, ndërsa më herët akuzoi Ramën se pas këtyre protestave qëndronte ai për të përzënë investitorët dhe për t’i ulur kredite politike opozitës së demokratëve.
Të enjten, për të pestën ditë radhazi, mijëra qytetarë protestuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, kundër projektit të resorit në Zvërnec. Efekte
Protestuesit artikulojnë në kor zemëratë ndaj klasës aktuale politike, ndaj dy partive kryesore në vend që kanë mbajtur me rotacion pushtetin në 35 vite demokraci, PS e PD. efekte Rama burg Berisha burg
5 janë kërkesat e artikuluara të protestuesve: Dorëheqje e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare. Efekte
Të tjera protesta janë shtrirë në disa prej qyteteve kryesore të vendit, si Vlora, Fieri e Durrësi, ndërkohë që protesta janë paralajmëruar edhe për këtë të premte.
Komente










