Gazetari jep lajmin e mirë, Eva Dumani gjendet në kampin Roj në Siri! Kopliku: Pritet të riatdhesohen dhe fëmijë të tjerë

Gazetari jep lajmin e mirë, Eva Dumani gjendet në kampin Roj në Siri! Kopliku: Pritet të riatdhesohen dhe fëmijë të tjerë

5 gra shqiptare në kampin Roj, mes tyre Floresha Rasha e rikthyer në Shqipëri

Një lajm i mirë vjen nga kampi Roj në Siri, ku autoritetet vendase kanë gjetur Eva Dumanin, motrën e Endri Dumani i cili u kthye pak ditë më parë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i "Le Iene", Taulant Kopliku ku përmes një postimi në Facebook shkruan se Eva ndodhet nën kujdesin e një familje shqiptare.

Ai gjithashtu thotë se një grup tjetër fëmijësh shqiptarë pritet të riatdhesohen së shpejti në Shqipëri pas bisedës së tij me një gazetar sirian.

Vetëm disa ditë më parë u riatdhesuan një familje, nëna dhe 3 fëmijët si dhe një fëmijë tjetër nga Siria të cilët u kthyen në Shqipëri. Mes tyre ishte dhe Endri Dumani, i vëllai i Eva Dumanit.

Ai iu bashkua familjes, nënës dhe dajës së tij në një takim emocionues. Ndërkohë në momentin e daljes nga kampi, motra e Endrit ka refuzuar të dalë, madje duke u fshehur dhe nga autoritetet, për motive ende të paqarta.

"Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi. Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”. (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh)" - shkruan kopliku.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja