SHKUP-Gazetari maqedonas kërkon një Breivik për shqiptarët, duke u bërë pjesë e nxitjes së urrejtjes etnike. Moderatori i televizionit ‘Kanal 5’ Milenko Nedelkovski, ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një “Breiviku” edhe në Maqedoni.
Në profilin e tij në facebook, një person me emrin Jovan i shkruan gazetarit maqedonas. “Në Norvegji i çmenduri kishte vrarë gjithçka që lëvizte në ishull – ditë zie. Ne, çfarë presim? Milenko pse e quan njeriun të çmendur? Një person i tillë na duhet edhe neve këtu në Maqedoni! Duket se edhe ai ka qenë një prej atyre të cilëve iu ishte bërë e tepërt të shikojë se si në vendin e tij amë, mbledhin, ushqejnë dhe kujdesen sikur të jenë gjarpërinj, çfarëdo tipi afrikan dhe aziatik, i cili më vonë ua bën norvegjezëve të njëjtën gjë të cilën ata (mendohet shqiptarët) ua bënë 4 fëmijëve maqedonas të premten! Vetëm për dallim nga maqedonasit tanë, në Norvegji u gjet një person të reagojë kundër kësaj. Seriozisht të them, për mua një person i tillë në Maqedoni do të ishte hero! Hero i historisë bashkëkohore maqedonase.

Ndërkaq gazetari maqedonas, Nedelkovski, i njohur edhe për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve i përgjigjet mikut të tij: “Jovan, nuk është se as mua nuk më ka shkuar mendja. Një i tillë hero, në vendin dhe në kohën e duhur, do të zgjidhte shumë punë dhe shumë dilema”.
Lajmin mund ta lexoni të plotë në
http://zhurnal.mk/content/?id=1241711454732
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mbështetja hapur e urrejtjes etnike nga një përfaqësues i medias vjen në kohën kur institucionet nddërkombëtare po përsërisin cdo ditë apelin e tyre për ruajtjen e qetësisë, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 5 personave me shtetësi maqedonase, ngjarje që ka shtuar tensionet në Maqedoni. Vetëm një ditë më parë komisionari për zgjerimin i BE, Ftefan Fyle, i kërkoi medias të mos spekulojnë me tituj që nxisin dhunën etnike, thirrje qe duket se eshte injoruar nga nje gazetar i njohur dhe me pervoje ne Maqedoni.